Date of Award
2-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ilir Salihu
Language
Albanian
Abstract
Se sa të rëndësishme janë sot rrjetet sociale për bizneset/organizatat e dëshmon edhe vëmendja e madhe që i jepet këtij sektori nga ndërmarrësit. Se sa vlerësohet kjo gjë në Kosovë dhe sa ndikon tek konsumatorët do ta shohim gjatë hulumtimit rreth bizneseve dhe konsumatorëve. Sa i përket qëllimit kryesor të hulumtimit, qëllim parësor ka qenë se sa bizneset Kosovare përdorin rrjetet sociale dhe po ashtu për përfitimet nga këto mundësi promovuese, si dhe ndikimi i tyre tek konsumatorët dhe shpenzimet e bizneseve për rrjetet sociale. Dhe në fund hulumtimi të përdoret si referim i bizneseve për stimulim dhe shtytje për përdorim të rrjeteve sociale të ndryshme si aset shtesë në treg ndaj konkurrentëve.
Duke u bazuar në rendësin e rrjeteve sociale, është e domosdoshme që sot të praktikohen këto mundësi si në aspektin individual/profesional e po ashtu edhe në aspektin e biznesve. Duke marrë si bazë komunikimin me konsumatorin, ankesat dhe kërkesat e tyre, marketingun me kosto shumë të ulët, kontakti biznesor, shitja përmes platformave sociale etj, i bënë rrjetet sociale shumë praktike dhe fitimprurëse për bizneset. Se sa janë produktive rrjetet sociale për bizneset në Kosovë, shohim edhe disa statistika që kemi hulumtuar gjatë kësaj kohe për produktivitetin e tyre. Cili është rrjeti social më i përdorur nga bizneset Kosovare? A pajtohen tek ndikimi i tyre i shpejtë tek konsumatorët? Çfarë kanë përfituar nga përdorimi i këtyre mundësive të reja? Sa shpenzojnë bizneset për promovimin në rrjetet sociale të ndryshme? Këto janë pyetjet kryesore gjatë hulumtimit dhe po ashtu shumë statistika të paraqitura rreth rrjeteve sociale dhe produktivitetit që mund të sjellin për biznesin.
Sa i përket metodologjisë hulumtuese, në fillim është hulumtuar në internet rreth rrjeteve sociale. Definimi, historiku, teoritë dhe praktikat e ndryshme kanë qenë si pikënisje, pastaj është përgatitur pyetësori hulumtues, i cili i është adresuar bizneseve në Kosovë. Dhe nga të gjeturat e hulumtimit, krahas informacioneve ekzistuese, dallojmë edhe disa informacione të reja, si shpenzimet e vogla të bizneseve në marketingun përmes rrjeteve sociale, përdorimi i një numri të madh të bizneseve të kësaj platforme por jo edhe një pozitë e rehatshme sepse edhe shumë biznese të tjera kanë nevojë të informohen por edhe të stimulohen që sa më parë të operojnë në rrjete sociale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1047
Recommended Citation
Selmani, Drilon, "SHFRYTËZIMI I RRJETEVE SOCIALE NGA BIZNESET KOSOVARE DHE NDIKIMI I TYRE TEK KONSUMATORËT" (2017). Theses and Dissertations. 1226.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1226