Date of Award
Winter 1-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Procesi i tranzicionit që filloi në vitet e 90- ta të shekullit XX, shkaktoi rënien e sistemit socialist në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shpërbërja e RFSJ, dhe futja e Kosovës në administrimin e dhunshëm të Serbisë e ka shkatërruar sistemin ekonomik dhe atë bankar edhe ashtu të pa qëndrueshëm që e kishte Kosova në kuadër të ish shtetit Jugosllav. Sistemi bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar nga sistemi bankar me pronësi shtetërore në ish Jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Dhe kështu bankave në Kosove iu është dashur të bëjnë një rrugë të gjatë e plot pengesa, për të arritur këtu ku ndodhen sot. Pikërisht, këto probleme dhe sfidat me të cilat është përballur dhe po përballet sistemi bankar i Kosovës, do të jenë objekt i këtij punimi. Do të analizohen gjithashtu politikat e ndjekura nga sistemi bankar për të parë nëse kanë qenë të përshtatshme apo jo, me qëllim përmirësimin e tyre në të ardhmen.
Privatizimi i sistemit bankar në Kosovë si pjesë e paketës së masave të ndërmarra nga politika e qeverive te kaluara, kishte për qëllim të fuqizonte sistemin financiar, të pakësonte mundësinë për kriza të ardhshme dhe të rriste eficiencën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, si rrjedhojë e zhvillimit të saj ekonomik, Kosova po përgatitet të integrohet tërësisht në ekonominë botërore dhe në tregjet financiare ndërkombëtare.
Që nga fillmi i funksionimit të veprimit të bankave komercale në një periudhë 15 vjeqare prapë se prapë në treg dominojne normat e larta të intresit për kreditë që në një masë është barrë për subjektet ekonomike e me këtë edhe për ekonominë në përgjithësi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1031
Recommended Citation
Selmancena, Albiona, "SISTEMI BANKAR DHE NDIKIMI I TIJ NË ZHVILLIMIN EKONOMIK TË KOSOVËS" (2017). Theses and Dissertations. 1217.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1217