Date of Award
Spring 3-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Arbër Sadiki
Language
Albanian
Abstract
Ky punim diplome ka për qëllim projektimin e një ndërtese të banimit kolektiv, e cila do t’u mundësoj banorëve të kenë së pari një strehim si kushti dhe qëllimi kryesor i ndërtesës, si dhe t’i krijoj poashtu edhe kushte dhe ambient duke i plotësuar të gjitha normativat dhe standardet evropiane. Si fillim janë analizuar strukturat e ngjajshme në qytet e sidomos në lagjen apo lokacionin ku do të ndërtohet ndërtesa, në mënyrë që të përcaktohet në mënyrë më të qartë se cilave funksione duhet t’u jepet rëndësi më së shumti, mirëpo duke u bazuar në këto analiza është konkloduar se në rrethinën e lokacionit nuk ka ndërtesa të cilat i plotësojnë kërkesat dhe standardet evropiane. Në këtë pjesë të lokacionit i cili gjendet në periferi të qytetit të Deçanit,nuk ka objekte te banimit kolektiv,përveq atyre individuale,andaj edhe nevoja e projektimit te një objekti shumëbanesor me standarde dhe normativa te larta europiane,për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve është me se e nevojshme. Kujdes të veqantë do t’i kushtohet në plotësimin e kërkesave të banorëve ekzistues, të cilat në bazë të intervistave janë marrë disa prej mangësive e përparësive që posedojn ndërtesat ekzistuese, si dhe vetë hapësira rrethuese. Lokacioni i përzgjedhur ndodhet në periferi të qytetit të Deçanit dhe ka një lidhshmëri mjaft të mirë me pjesët e tjera të qytetit dhe ofron vizura të mira me natyrën rrethuese(malin).Duke pasur parasysh këto fakte dhe pas analizave të kryera në lokacion,është projektuar një objekt banesor,i cili është modern dhe ofron qasje inovative për banorët,por në anën tjetër ka lidhje edhe me historinë e objekteve të vjetra kolektive të qytetit siq janë kullat,e këto të fundit janë struktura karakteristike për rajonin e Dukagjinit,e posaqërisht Deçanin,që janë identifikuese për këtë rajon.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.551
Recommended Citation
Sejfijaj, Edonis, "OBJEKT I BANIMIT KOLEKTIV" (2017). Theses and Dissertations. 570.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/570