Date of Award

Summer 6-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Nehat Ramadani

Language

Albanian

Abstract

Njeriu ka synuar gjithmonë që punët të kryejë në mënyrë sa më racionale, përkatësisht të arrijë rezultate më të larta, mundësisht me sa më pak mjete, kohë, energji, materiale, mundë etj. Prandaj njerëzit mundohen të përdorin mjete, aparate, pajisje, makina etj, me të cilat e lehtësojnë punën, dhe si rezultat përfundimtar produktin me vlerë të dhënë.....

Vlera e dhënë është cilësi materiale e produktit, me të cilën produkti i plotëson disa kërkesa të njeriut. Kjo vlerë e produktit varet prej shumë faktorëve si: kimike, fizike, teknike, biokimike dhe nga shumë veti të tjera.

Nga mënyra e jetesës bashkëkohore, gjithnjë e më dinamike, rriten edhe kërkesat e njerëzve për produkte të reja e më të përkryera. Paralelisht me këtë rritet edhe prodhimtaria materiale, kurse në tregun shfaqen gjithnjë e më shumë prodhime me kualitet dhe asortiment të ndryshëm.

Që të prodhohet një produkt cilësor duhet pasur edhe mjete prodhuese bashkëkohore, kapaciteti i cilit duhet të shfrytëzohet maksimalisht.

Në një ndërmarrje prodhuese bëhen aktivitete që janë në lidhshmëri direkte me prodhimtarinë, por edhe aktivitete që në mënyrë indirekte janë në lidhje të ngushtë me prodhimtarinë. Aktivitetet, që me prodhimtarinë janë të lidhura në mënyrë indirekte, realizohen në disa sektorë të dhënë, shërbime, reparte që për detyrë primare kanë që me punën e tyre të kontribuojnë që sistemi prodhimtarisë të punojë rregullisht dhe në kohën e duhur. Kështu për shembull sektori komercial merret me furnizimin me lëndët e parë dhe shitjen e prodhimeve, reparti për zhvillim ka për detyrë të projektojë prodhimi të ri etj.

Këtu përfshihet trajtimi teorik i procesit të prodhimit si një proces i cili përfshinë marrjen e lëndës së parë,dhe pastaj kalimin nëpër faza të ndryshme për t’u bërë produkt konsumues.Pra, gjithë ky proces është shpjeguar në këtë temë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1085

Included in

Business Commons

Share

COinS