Date of Award

Summer 7-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Zhilbert Tafa

Language

Albanian

Abstract

Data mining është lëmi ku shkencat kompjuterike bashkëveprojnë fuqishëm me shkencat statistikore dhe qëllimi kryesor është identifikimi i marrëdhënieve dhe trendëve të fshehura në të dhënat e mbledhura dhe parashikimi i trendëve/ngjarjeve te ardhshme. Duke e ditur se sot shumica e aktiviteteve tona janë të lidhura ngushtë me përdorim të teknologjisë informative, sasia e të dhënave të mbledhura nga ana e kompanive dhe institucioneve të ndryshme është e jashtëzakonisht e madhe. Prandaj, edhe dobitë që mund të përfitohen nga këto të dhëna janë të mëdha dhe atë në të gjitha segmentet e jetës. Duke përdorur metoda të ndryshme për analizimin e një grupi te caktuar të te dhënave, mund te identifikohen transaksionet mashtruese në banka, parashikim te shprehive te blerjes, identifikimin e rreziqeve publike etj. Qëllimi kryesor i këtij punimi është thëllimi i njohurive mbi lëmin e Data Mining dhe mundësia e aplikimit të saj në kompanitë e sigurimeve me qëllim të parashikimit të kërkesave për kompensim bazuar në disa atribute të veturave të siguruara. Në këtë punim është përdorur paketa “Microsoft Busines Intelligence” për realizimin e Decision Tree, mbi bazën e të dhënave të kompanisë se sigurimeve “SIGKOS”. Shenimet janë reale dhe përfshinje një përiudhe pesë vjeçare të operimit. Më implementimin e Decision Tree kemi fituar rezultate me një saktësi prej 78.92%. Nga rezultatet e fituara, mund të shihet se janë dy atribute kryesore që ndikojnë në përqindje te aksidenteve: Kapaciteti (madhësia / fuqia e motorit) dhe vjetërsia e makinës. Të automjetet autotransportuese dhe të autobusat ndikim më të madh ka vjetërsia, ndërsa të veturat ndikim më të madh ka vjetërsia e veturave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1533

Share

COinS