Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Information Systems and Security
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Burimet njerëzore janë bërë pjesë e pandashme me një rëndësi të veçantë në sistemet menaxhuese të bizneseve. Rritja dhe zhvillimi i tregut të punës ka sjellë me vete nevojën e madhe për të menaxhuar burimet njerëzore ku si pasojë, janë identifikuar shumë metoda të cilat ndihmojnë për një zhvillim biznesor të suksesshëm.
Në kohën e tanishme në të cilën po përjetojmë tregun global me një rritje të madhe të fuqisë punëtore dhe zhvillim enorm të teknologjisë informative, është bërë e mundur që këto dy lëmi të bashkëpunojnë ngushtë mes vete dhe t`i ndihmojnë njëra tjetrës në arritjen e synimit për një menaxhim të suksesshëm në tregun e punës, çka si pasojë ka ardhë deri tek nevoja e zhvillimit të një profili të ri që është “Sistemi Informativ i Burimeve Njerëzore” (SIBNJ).
Ky punim shqyrton mënyrat menaxhuese të burimeve njerëzore dhe ndërlidhjen e menaxhimit të burimeve njerëzore me sistemin teknologjik informativ. Gjithashtu në këtë punim diskutohet për historikun e proceseve menaxhuese të burimeve njerëzore që nga zhvillimi i tij e deri te arritjet me ndërlidhjen teknologjike të ditëve të sotme, si dhe arsyet e nevojës për zhvillimin e më tutjeshëm të një procesi të tillë.
Në përfundim të kësaj teme, lexuesi do të ketë mundësi të njihet me definimin e Sistemit Informativ të Burimeve Njerëzore, rëndësinë e tij, të dhënat dhe informacionet që duhet të ketë një kompani për SIBNJ, efikasitetin që sjellë ky sistem, përparësitë e tij, programet që ofrojnë SIBNJ dhe si duhet të zgjedh një kompani sistemin e duhur SIBNJ.
Kërkesat bazë që i duhen një kompanie për të pasur një sistem të tillë të implementuar.
Në këtë rast do të duhej të kemi së paku disa raste studimi si moster krahasuese , apo një studim para implementimit të SI në menaxhimin e burimeve burimeve njerëzore dhe një me implementimin e SI, pastaj nga ndryshimi mund të terheqim rezultatet që do të ishin përfundimi i punimit dhe rekomandimi për bizneset që ende nuk e kanë të implementuar një sistem të tillë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.164
Recommended Citation
Sejdiji, Dafina, "NDIKIMI I TEKNOLOGJISË INFORMATIVE NË MENAXHIMIN EFEKTIV TË BURIMEVE NJERËZORE" (2016). Theses and Dissertations. 179.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/179