Date of Award
Winter 12-2015
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Xhelal Jashari
Language
Albanian
Abstract
Në këtë punim diplome jemi munduar të analizojmë dy teknologjitë më të përdorura për lansimin e videove në internet Adobe Flash dhe HTML5, edhe pse nuk janë të ngjashme kanë të përbashkët mundësinë e shfaqjes së videove në ueb faqe, ku dhe jemi fokusuar më shumë në këtë të përbashkët të këtyre dy teknologjive. Gjithashtu kemi hulumtuar për historikun, zhvillimin, ngjashmëritë dhe dallimet që kanë, kemi analizuar edhe problemet e tye dhe si ka ardhur deri te zëvendësimi i Flash me HTML5 për një kohë mjaftë të shkurtër. Jemi munduar t’i krahasojmë të gjitha pjesët e përbashkëta dhe kemi paraqitur rezultate rreth tyre. Për të dy platformat kemi paraqitur testime të realizuara në të gjitha paisjet dhe shfletuesit, problemet në siguri që kanë dhe se ku janë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Themeluesi i komanisë Apple Steve Jobs në shkrimin e tij rreth këtyre dy platformave dha idenë që Adobe duhet të fillojë të ndërtojë Flash duke u bazuar në HTML5 nëse dëshiron që të ketë përdorim. Ky mbeti problemi kryesorë që e largoi Flash nga përdorimi, pra mospërkrahja në paisjet mobile dhe problemet në cross-platëforma, gjë që e bëri HTML5 të ketë një përparësi shumë të madhe, pasi përdorimi i paisjeve mobile për shikimin e videove i ka tejkaluar kompjuterët.
DOI
10.33107/ubt-etd.2015.1528
Recommended Citation
Svarça, Rinor, "KRAHASIMI I TEKNOLOGJIVE PËR IMPLEMENTIMIN DHE PËRKRAHJEN E VIDEOVE NË UEB" (2015). Theses and Dissertations. 1239.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1239