Date of Award

Winter 12-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Hapësira e parë eduaktive të cilën e kontaktojmë ende pa u formësuar mirë padyshim se është kopshti i fëmijëve. Aty fillojmë hapat e parë të zhvillimit edukativ prandaj kam ndjerë të nevojshme analizën e një hapësire të tillë arkitektonike. Në bazë të analizave rezultoi të jetë i nevojshëm një ndërtim i tillë që do të plotësonte nevojat e fëmijëve dhe dëshirat e prindërve për një hapësirë të sigurtë që reflekton ngrohtësinë dhe është në funksion të argëtimit dhe të zhvillimit adekuat në bazë të moshës së fëmijëve.

Qëllimi im ishte të ofroja afërsi mes fëmijëve dhe hapësirës ku ata do të kalonin pjesën më të madhe të kohës. Për realizimin e një hapësire të tillë më kanë ndihmuar analizat e popullsisë të cilat rezultojnë të jenë në rritje, pra nataliteti i shtuar si dhe edukimi i mirëfilltë që në hapat e parë të krijimit të tyre si individ. Sigurisht se një krijim i tillë ka kërkuar edhe hapësirë adekuate, ku siq e dimë në qytetin tonë të betunuar mungon dukshëm, andaj krijimi i një hapësire të tillë që kërkon edhe hapësirë për lojë ka qenë vërtet sfiduese.Kur projektojmë për fëmijët duhet të mendojmë si ata, thjeshtë të komunikojmë me gjuhën e tyre, andaj kam përdorur filozofinë e kuptimit të ngjyrave,që për fëmijët janë mjeti i tyre i shprehjes.

Jam nisur nga parimi se krijimi i artistit duhet të flas vet, çfarëdo qoftë ajo piktur apo skulpturë, një objekt arkitektonik nuk duhet të krijojë pengesë në hapësirën në të cilën ndodhet por të krijoj bindjen dhe të mishërohet sikur të ishte krijuar bashkë me tokën. Vetë forma e objektit duhet krijojë afërsi dhe ngrohtësi për qëllimin pse është krijuar. .

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.507

Included in

Architecture Commons

Share

COinS