Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Musa Sabedini
Language
Albanian
Abstract
Tema e titulluar Privatësia e politikanëve kosovarë dhe etika e portaleve, me theks të veçantë portalet kosovare, është e një rëndësie të veçantë. Etika në media trajton parimet dhe standarde specifike mbi mbrojtjen dhe rekomandimin e koncepteve të sjelljes së drejtë dhe të gabuar. Media është mjeti nëpërmjet të cilit bëhet e mundur shpërndarja e informacionit apo edhe dijes në drejtim të një pluraliteti marrësish ose shfrytëzuesish pa dallim. Në të gjithë botën ne e dimë se komuniteti i fuqishëm i medias punon me një ritëm të jashtëzakonshëm për të qenë në pararojë të lajmit apo zhvillimit teknologjik. Në platformat e gazetarisë mediat konkurrojnë ashpër për pjesën e tregut dhe të audiencës. Megjithatë, shumë njerëz, duke përfshirë edhe ata që punojnë në media, ndihen të shqetësuar se në këtë atmosferë të mbingarkuar tensioni për të kapur informacionin më të fundit, por njëkohësisht për të ruajtur dhe standardet e gazetarisë dhe ato që rregullojnë median. Marrë për bazë këto elemente, në këtë punim shkencor është parqitur në përgjithësi definicioni Etikë në Media, përparësitë, mangësitë, me të cilat ballafaqohet gazetaria si dhe përkushtimin e plotë që duhet ndërmarrë në këtë drejtim. Po ashtu me theks të veçantë portalet kosovare, dhe trendin privatësia e politikanëve, sepse janë të shpeshta rastet kur portalet tona për objekt kanë ndonjë politikan, përcjellja e tyre, raportimi për ta edhe për detajet më të vogla, sa dhe pse po ndodh kjo, si mund të evitohet kjo dukuri të gjitha këto janë paraqitur përmes këtij punimi.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.125
Recommended Citation
Zaskoku, Fatlume, "PRIVATËSIA E POLITIKANËVE KOSOVAR, ME THEKS TË VEҪANTË PORTALET KOSOVARE" (2019). Theses and Dissertations. 124.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/124