Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Blerim Olluri
Language
Albanian
Abstract
Punimi me titull: “Ekspertiza dhe roli i saj në procedurën penale”, ka për qëllim të shpjegojë në mënyrë sa më të qartë rëndësinë që e ka ekspertiza tek një procedurë penale. Duke pasur parasysh se ekspertiza paraqet një provë mjaftë të rëndësishme dhe domethënëse atëherë kjo lë të kuptohet se njëkohësisht është edhe një mbështetje mjaftë e fortë dhe e pa zëvendësueshme për gjyqësorin, me q’rast iu ndihmon në marrjen e një vendimi meritor lidhur me ndonjë qështje penale.
Ekspertiza në ditët e sotëshme ka një vlerë shumë të madhe, andaj në këtë drejtim përherë bëhen studime shkencore për arritjen e zhvillimit dhe sofistikimit të metodave të cilat përdoren gjatë kryerjes së një ekspertize të caktuar.
Andaj ky punim ka shtjelluar edhe studimet e viteve të fundit lidhur me ekspertizën si disiplinë mjaftë e rëndësishme, në të njejtën kohë ofron për lexuesin edhe krahasimin e ligjeve, përkatësisht dispozitave juridike, me të cilat rregullohet procesi i ekspertizës, dhe kjo realizohet në mes të vendeve si Republika e Kosovës, e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë.
Ky punim në mënyrë të ndërsjellë do të bëjë krahasimin e këtyre dispozitave ligjore të këtyre vendeve, ashtu që do të bëjë të mundur, që të kuptohet procesi i ekspertizës në tri vende të ndryshme, por të cilat kanë një qëllim të vetëm, vërtetimin apo verifikimin e një gjendje faktike në bazë të provave të cilat ekspertët apo grupi i ekspertëve i posedojnë, prova këto të cilat janë gjetur nga njësitë policore në vendin e ngjarjes, përkatësisht në momentin kur ka ndodhur vepra penale.
Andaj në punim do të hasen rregullime të kësaj procedure, për sa i përket nocionit të ekspertizës, objektit të saj, caktimin e ekspertit, përmbajtjen e raportit të cilin e paraqet eksperti, mundësitë për përjashtimin e një eksperti, rastet se kur bëhet një ekspertizë, dhe kreit në fund do të sqarojmë edhe rastet se kur një ekspertizë është e detyrueshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.328
Recommended Citation
Zejnullahu, Elona, "EKSPERTIZA DHE ROLI I SAJ NË PROCEDURËN PENALE" (2019). Theses and Dissertations. 339.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/339