Date of Award

Fall 10-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Ekonomia e Kosovës funksionon nën potencialin e mundshëm për rritje për shkak të çështjeve të shumta,njëra prej të cilave është nën-përfaqësimi i grave në ekonomi.Gratë në ekonominë e Kosovës përballën me shumë sfida,në fuqinë punëtore,më shumë se 80% e grave janë joaktive për gratë e mbetura që janë aktive,shkalla e papunësisë është rreth 37%;si sipërmarrëse,gratë në ekonominë e Kosovës përfaqësojnë vetëm rreth 10% të pronarëve të bizneseve,që janë kryesisht biznese të vogla dhe mikro.Për të arritur potencialin për rritje ekonomike,Kosova duhet të punojë drejtpërshirjës më të madhe të grave në ekonomi dhe të ofrojë mundësitë për fuqizimin ekonomik të grave.

Duke pasur parasysh këtë,Instituti Riinvest ka punuar në hulumtime dhe avokim të ndërlidhur me fuqizimin ekonomik të grave dhe avokim të ndërlidhur me fuqizimin ekonomik të grave dhe përmirësimin e pozitës së grave në ekonominë e Kosovës.

Në përpjekje specifike për të analizuar tregun e punës,për gratë që janë të punësuara,Riinvest ka realizuar një anketë me gratë e punësuaara anë e mbanë Kosovës,rezultatet e të cilave janë paraqitur dhe analizuar në këtë raport.

Ky studim synon të indetifikojë barrierat me të cilat gratë ballafaqohen nëfuqinë punëtore,si dhe të përcaktojnë fushat dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve aktuale të tregut të punës për gratë.Studimi përmban analizën e të dhënave primare të mbledhura përmes grumbullimit të të dhënave primare të mbledhura dhe përmes grumbullimit të të dhënave përmes anketës,si dhe të dhënave sekondare,si të politikave dhe analizave të tyre ashtu edhe të dhëna akademike.

Anketa është kryer me 600 gra të punësuara,të përzgjedhura përmes mostrës së rastësishme,nëpër komunat kryesore të Kosovës,në të cilat punojnë 90përqind e grave në Kosovë.Anketa përmban pyetje mbi karakteristikat individuale,kushtet e punës,pengesat për gjetjen e një vendi të punës dhe ato me të cilat përballen në vendin e punës,si dhe të dhëna tjera,të cilat analizohen në këtë raport.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1867

Included in

Business Commons

Share

COinS