Date of Award
Spring 4-2019
Document Type
Thesis
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Musa Sabedini
Language
Albanian
Abstract
Tema e titulluar “Portalet në Kosovë dhe ndikimi i Fake News”, pos që është fushë e re dhe veprimtari e re e sjelljes së medieve online, ajo në radhë të parë është e vlefshme për të parë dhe analizuar tërë këtë rol mediatik që po dominon kohëve të fundit në mediat online. Dega e Medias dhe Komunikimit në UBT do të pasurohej me këtë punim diplome sepse Lajmet e Rreme tashmë po bëhen gjithnjë e më shumë të pranishme në portalet kosovare dhe si të tilla përmes tyre po viktimizohet publiku. Fake News nuk është më risi, por domosdoshmëri për ndryshim të kursit dhe një qasje shumë më serioze dhe më rigoroze. Ne çdo ditë jetojmë dhe i përjetojmë këto lajme dhe jemi bërë imun ndaj tyre. Përmes këtij punimi, do të tregohet ndikimi që kanë Fake News tek portalet kosovare. Sa janë të pranishme Fake News në portalet kosovare dhe rrjetet sociale në Kosovë, si trajtohen ato nga publiku, kush janë viktimë të këtyre lajmeve, cilat portale janë më shumë të pritura për të “avancuar” këtë ndikim të Fake News, si po tentohet vjedhja e të dhënave të përdoruesve të internetit përmes artikujve të rremë dhe cilat janë faqet fiktive që po prodhojnë lajme të rreme. Gjithashtu do të ofrohen opinione, deklarata, analiza të huaja e vendore dhe raport nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës rreth padive ose ankesave që lidhen me Fake News. Një analizë më e thukët do të referohet tek standardet e portaleve, verifikimi i këtyre lajmeve, dominimi i tyre, rasti i Ismail Kadaresë, fuqia e tyre, dëmet që sjellin ato në publik dhe për vetë portalet. Në hyrje të punimit do të shtjellohet koncepti profesional se çka janë Fake News, historiku i tyre, prejardhja, kategorizimi dhe ndikimi i tyre jo vetëm në vend por edhe në fushën globale. Në këtë punim do të trajtohen shembuj konkret që lidhen me rastet e portaleve kosovare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.123
Recommended Citation
Gashi, Endrit, "Portalet në Kosovë dhe ndikimi i Fake News" (2019). Theses and Dissertations. 126.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/126