Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Ky punim paraqet një përshkrim të mundësive për ofrimin e shërbimeve bankare nëpërmjet një modeli të ri bankingu që bazohet në teknologji. Ofrimi i shërbimeve bankare pa ndërmjetësinë apo kontaktin e drejtpërdrejtë me punonjësin e bankës duke i lejuar klientit aksesin e shërbimeve nëpërmjet teknologjisë së informacionit.

Dërgimi ose marrja e parave për pagimin e pagave, shlyerjen e transaksioneve të biznesit, pagesën e tarifave shkollore, ose për mbështetjen e familjes është e zakonshme si për bizneset ashtu edhe për individët. Kërkon shërbime efikase, të besueshme dhe të përballueshme të transferimit të parave me anë të të cilave paratë mund të depozitohen në një vend dhe të tërhiqen në një tjetër në zonat urbane dhe rurale. Me kalim viteve, kostoja e transaksioneve të transferimit të parave të kryera përmes platformave të transferimit bankar dhe jo-bankar kan qenë mjaft të shtrenjta, veçanërisht transferime për sasi të vogla si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Sfidat e tjera që lidhen me platformat e transferimit bankar dhe jo-bankar, përfshijnë bashkimin e radhëve të gjata, vonesat, dështimet në rrjetin e degëve, falimentimi i bankave dhe degëve të ndërmarrjeve transferuese, ndër shumë të tjera. Kjo situatë ka ndryshuar në mënyrë dramatike vitet e fundit me prezantimin e shërbimeve elektronike të transferimit të parave të bazuara (MMT) (Mutinda, 2014)[1]. Teknologjia informatike tashmë është shndërruar, nga një instrument për administrimin e të dhënave, në një instrument për përdorim direkt nga klientela. Si rrjedhojë, është e rëndësishme të vihet theksi tek teknologjia, jo vetëm si një instrument në shërbim të racionalizimit të proçedurave në funksion të reduktimit të kostove, por edhe si një faktor kyçpër diferencimin dhe novacionet e produktit dhe proçesit të ofrimit të tij, në funksion të avantazhit konkurrues. Studimi kishte për qëllim të shqyrtojë ndikimin e shërbimeve elektronike bankare në besnikërinë e klientëve ndaj bankave tregtare . Shërbimet elektronike bankare të përfaqësuara nga (lehtësia e përdorimit, dobia, kostoja e përdorimit, hartimi i faqeve në internet, Intimiteti dhe aksesueshmëria).

Gjithashtu kemi hulumtuar për historikun, zhvillimin, ngjashmëritë dhe dallimet që kanë, kemi analizuar edhe problemet e tyre dhe si ka ardhur deri te zëvendësimi transferimeve bankare me atë të transferimeve elektronike për një kohë mjaftë të shkurtër.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1717

Share

COinS