Date of Award
Spring 3-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Në kushtet e globalizimit dhe transferueshmërisë së faktorëve të prodhimit, tatimet direkte përbëjnë fushë tatimore ku vendet zhvillojnë konkurrencën midis tyre për të qenë më atraktivë për investitorët e huaj. Reduktmi i normave të tatimit mbi fitim duhët të jenë pjesë thelbësore e reformave tatimore dhe në këtë aspekt duhët që të analizohen efektet e reduktimit të normave të tatim fitimit mbi prurjet e investimeve të huaja dhe mbi bazën e tatushme. Në kuadër të këtij punimi realizohet gjithashtu një vlerësim empirik i elasticiteti të tatimit mbi fitimin, si indikator i rëndësishëm në hartimin e politikave tatimore. Politika fiskale prezantohet si zgjidhje e mundshme ndaj problemeve dhe dobësive aktuale dhe potenciale ne rrethanat ekonomike.Tatimet në të gjitha format e shfaqjes së tyre kanë patur një rol kyç në zhvillimin e shtetit modern. Tatimet mund të konsiderohen si pjesë e pandashme e shoqërisë që nga lindja e institucionit të shtetit.Koha ka treguar që sistemet tatimore kanë qenë subjekt i ndryshimeve dhe përshtatjeve të vazhdueshme ndaj gjendjes së financave publike të vendit dhe fluktuacionve të aktivitetit ekonomik.Funksion kryesor i sistemit tatimor mbetet gjenerimi i të ardhurave në buxhet. Në këtë temë do të diskutohen disa nga çeshtje rreth politikës fiskale, duke filluar tëtrajtohet roli që luan politika fiskale në rritje ekonomike. Analiza do të fukusohet si në trajtimin teorik ashtu edhe në rolin që ka luajtur politika fiskale në vendin tonë, duke shkuar edhe me tej në disa sugjerime për të ardhmen. Gjithashtu do të analizohet roli i politikes fiskale nëçështjet sociale. Në një vend me nivel varfërie të lartë dhe me një ekonomi që kërkon investime të mëdha, zgjidhja e politikave buxhetore përbën njëçështje të debatueshme. Dhe si pëfundim do të fukusohet tek ndikimi i politikës fiskale ne kontekstin e qëndrueshmërisë fiskale.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1049
Recommended Citation
Kullashi, Edona, "ROLI DHE NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE – ME THEKS NË NDRYSHIMET E FUNDIT" (2017). Theses and Dissertations. 1265.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1265