Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Visar Krelani
Language
Albanian
Abstract
Kjo temë trajton betonin e njomë me konkretisht vetitë e betonit të njomë.Vetitë teknike të betonit duhet të plotësojnë kërkesat thelbësore të përgjithshme dhe specifike për qëllimin përfundimtar të betonit. Percaktimi i vetive të betonit të njomë është përgjegjësi e të gjithëve për ekzekutim të punëve nga betoni. Vetitë e caktuara të betonit të njomë, kur është e nëvojshme varësisht nga kushtet e ekzekutimit dhe të shfrytëzimit të konstruksionit nga betoni, përcaktohen në projektin e betonit.Betoni si material përbëhet nga komponentët (materialet): agregatit,çimentos,ujit, që përzihen nëraporte të caktuara, varësisht nga karakteristikat e tyre si dhe kërkesat e parashtruara nga projektuesi i betonit për vetë betonin.Betoni paraqet në vehte një gurë artificial,ku si rezultat i lëndës lidhëse me prejardhje inorganike bashkohen agregati, uji, shtesat mineralogjike dhe aditivet.
Ne përgjithësi nuk përdoren çdo herë të pesë komponentët, mirëpo komponentë bazë janë: çimentoja,agregati dhe uji, e në raste të veçanta,gjegjësisht me kërkesa të caktuara përdoren edhe komponentët tjera si: shtesat mineralogjike ose aditivet.Beton i ngurtësuar cilësor mund të fitohet vetëm nëse përzierja e betonit të njomë ka veti të caktuara. Këto veti varen nga një numër i madh i faktorëve, mes të cilëve më të rëndësishme janë karakteristikat individuale të komponentëve të betonit dhe struktura e vetë përzierjes së betonit.
Vetitë më të rëndësishme të cilave duhet t’i përkushtohet kujdes i veçantë janë:
- Punueshmëria e betonit të njomë
- Konsistenca e betonittë njomë
- Segregacioni i betonit te njomë
- Ndarja e ujit nga betonit dhe
- Përpunimi përfundimtar i betonit të njomë.
Betoni mbetet në gjendjën e tij të njomë që nga koha kur është përzier e derisa të vendoset. Gjatë kësaj kohe betoni trajtohet, transportohet, vendoset,kompaktohet dhe bëhët perpunimi i siperfaqes së betonit.
Vetitë e betonit në gjendjen e tij të njomëparaqesin pjesën thelbësore të cilat ndikojnë në cilësitë finalete betonit të ngurtësuar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.408
Recommended Citation
Kurrumeli, Qëndrim, "STUDIM PRELIMINAR MBI VETITË E BETONIT TË NJOMË" (2017). Theses and Dissertations. 430.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/430