Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Visar Krelani
Language
Albanian
Abstract
Betoni, është një prej materialeve më të përdorura në industrinë e ndërtimit. Për prodhimin e tij si materiale bazë janë agregati, çimentoja dhe uji. Agregati dhe uji si materiale mund të gjinden në natyrë por çimento si material kërkon procedura të përpunimit për produktin final. Prodhimi çimentos në industri kërkon sasi të lartë të energjisë, kjo energji në vendin tonë prodhohet nga TEC-et nga djegija e qymyrgurit duke liruar sasi të lartë të hirit. Pas hulumtimeve të përbërjes kimike të hirit fluturues të termocentraleve është vërejtur një përbërje pothuajse e njejtë kimike andaj po tentohet përdorimi tij për ta zëvendësuar pjesërisht çimenton. Vetit fizike dhe mekanike të materialeve të përdorura testohen veçmas, pastaj betoni si produkt final duhet kontrollohet nëse cilësia tij a ka arritur perfomancat e projektuara. Kontrollimi betonit bëhet me kontrollimin së pari të vetive të betonit të njomë si : konsistenca, punueshmëria, densiteti etj., pas ngurtësimit bëhet kontrollimi i vetive të betonit të ngurtësuar si: rezistenca në shtypje, rezistenca në përkulje, rezistenca në tërheqje etj. Janë hulumtuar disa raste studimore të përdorimit të hirit fluturues në prodhimin e betonit dhe llaçit të çimentos ku hulumtuesit kan zëvendësuar sasinë e çimentos pjesërisht me hiri fluturues.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.394
Recommended Citation
Kurteshi, Bardh, "STUDIM PRELIMINAR MBI EFEKTIN E HIRIT FLUTURUES NË VETITË E BETONIT" (2017). Theses and Dissertations. 421.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/421