Date of Award

Summer 6-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Arment Merovci

Language

Albanian

Abstract

Për të arritur një stabilitet politik dhe në mirëqenie shoqërore, qeveritë kombëtare synojnë për arritje të ekuilibrit ekonomik. Ku ato përdorin instrumente të ndryshme për stimulim të rritjes së ekonomisë, për bilanc tregtar pozitiv dhe për arritjen e objektivave makroekonomike. Pra qeveritë ndikojnë në aktivitetet ekonomike duke kontrolluar shërbimet qeveritare drejtpërsëdrejti dhe duke ndikuar në konsum , investime dhe në neto eksport, nëpermjet ndryshimeve të taksave, transfereve dhe shpenzimeve. Në kontekst me rritjen e ngadalshme ekonomike dhe përmirësimeve fiskale, vendi ynë ballafaqohet me me sfida komplekse në zhvillimin ekonomik.Bilanci tregtar vazhdon të jetë negativ me deficit të lartë. Ku importet janë dukshëm me vlera shumë më të larta sesa ato të eksportit, e cila shkakton dëme në zhvillim ekonomik të vendit.

Ky punim adreson çështjen e impaktit të politikave fiskale në bilancin tregtar të Kosovës. Se sa kanë ndikuar ato deri tani, si kanë ndikuar në arritjet e objektivave për përmirësim të ekonomisë së vendit, dhe sa janë realizuar të gjitha këto.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1032

Included in

Business Commons

Share

COinS