Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Hazir Çadraku

Language

Albanian

Abstract

Republika e Kosovës gjatë luftës pati një shkatërrim mjaft të madh, e në veçanti në sektorin e ndërtimtarisë dhe infrastrukturës. Që nga ajo kohë, kërkesa për ndërtimin e njësive banesore dhe infrastrukturës rrugore ishte në rritje. Zhvillimi i sektorit të ndërtimit përveç tjerash, ndikoj edhe në rritjen e numrit të punësuarve në këtë sektor. Për shkak të përvojës jo të mjaftueshme në këtë fushë, pati edhe shumë të lënduar dhe raste me fatalitet në vendin e punës. Me formimin e institucioneve të Kosovës, fillimisht atyre të përkohshme, u miratuan edhe shume ligje e rregullore rreth për sigurisë dhe mbrojtjes në punë, megjithatë siguria dhe mbrojtja në punë në sektorin e ndërtimit mbetet sfiduese. Shkaqet e fatkeqësive janë të ndryshme, duke filluar nga pakujdesitë e të punësuarave, deri tek mos-marrja e masave nga institucionet qeverisëse.

Tema për studimet në nivelin bachelor është zgjedhur duke pas parasysh dhe duke u bazuar në numrin relativisht të madhe të lëndimeve dhe fataliteteve që janë duke ndodhur në sektorin e ndërtimit nga viti 1999- sot. Ky studim ka për qëllim të analizojë; së pari ligjet në fuqi, rregulloret dhe urdhëresat administrative për siguri, mbrojtjes së shëndetit në punë, së dyti se sa janë të zbatueshme ato në sektorin e ndërtimit, dhe së treti nxjerrjen e përfundimeve dhe rekomandimeve në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit në punë. Për të arritur qëllimin e kësaj teme është dashur të shfletohej një literaturë e gjerë në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen në punë e gërshetuar me studime analoge dhe të dhëna tjera arkivore, si dhe ishte përgatitur një pyetësor me disa pyetje përmes të cilit është arritur të merren të dhëna në lidhje me qëllimin e temës. Prandaj, mendojmë se tema në brendinë e saj në të cilën janë paraqitur rezultatet e arritura, përfundimet dhe rekomandimet e dhëna paraqet një kontribut modest në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në punë për sektorin e ndërtimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.419

Included in

Engineering Commons

Share

COinS