Date of Award

Spring 5-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Auditimi luan rol të rëndësishëm për çdo biznes i cili dëshiron të rris transparencën, besueshmërinë dhe rregullsinë, prandaj kjo është njëra nga arsyet e përzgjedhjes së temës së diplomës. Edhe pse Kosova është shtet i ri dhe në tranzicion me kushtet të cilat ishin të vështira në fillim, shteti ynë në bashkëpunim me vendet mike, ka filluar të bëj hapa të sigurt në aspektin e raportimit dhe kontrollit financiar.

Zhvillimet e vazhdueshme dhe komplekse ekonomike të ditëve të sotme janë shoqëruar me procese e sisteme "të sofistikuara" financiare, që krahas rritjes së shpejtësisë të veprimeve financiare, në shumë raste janë stimuluar dhe fenomene abuzive deri në skandale të përmasave të mëdha, në përdorimin e fondeve publike dhe private, por jo vetëm, në institucione, tregje, kompani e korporata. Për këtë arsye vihet në pah edhe nevoja për më shumë vëmendje, kontroll e mbikëqyrje. Kjo ka shtyrë që kompani, korporata e institucione tjera t’i japin hapsirë dhe rol mjaft të rëndësishëm auditimit.

Në këtë punim është përshkruar evoluimi i auditimit, definimi i auditimit, me një fokus të veçantë në auditimin e brendshëm, llojet e auditimit të brendshëm, roli i auditorit të brendshëm, fazat gjatë procesit të auditimit të brendshëm, dhe parimet e funksionit të auditimit të brendshëm.

Rezultatet që dalin pas një procesi të auditimit janë një vlerë e shtuar për veprimtarinë e ndërrmarjeve. Por kjo nuk do të thotë që kjo vlerë e shtuar është sinjal direkt i përmirësimit ekonimik të asaj ndërrmarje por vlera që sjell në përmirësimin e shërbimeve ndaj publikut është dukshëm më pozitive, pastaj ndërrmarja ndihmohet në përcaktimin e problemeve, dhe mbi këtë bazë, rezultatet e auditimit, i ndihmojnë bordet/organet vendimmarrëse të marrin masat e duhura në mënyrë që të kalojnë sa më lehtë problemet e paraqitura dhe të parandalojnë sa më shumë nga problemet që mund të shfaqen në të ardhmen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1048

Included in

Business Commons

Share

COinS