Date of Award
Summer 6-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Emrush Ujkani
Language
Albanian
Abstract
Nuk do të mund të imagjinohej një botë pa biznes, për më tepër nuk do të mund të imagjinohej një botë pa 'kontrata'. Një bashkim i këtyre të dyjave, ka bërë që bota të zhvillojë aktivitetin e saj biznesor rreth një dokumenti të marrëveshjes, i cili do të obligonte palët që t'i zotoheshin premtimeve të tyre, e të cilat në një kohë ishin bërë vetëm gojarisht. E drejta kontraktuese është themel mbi të cilin janë ndërtuar si super strukturuar shumë segmente, përkatësisht lëmi të tjera të së drejtës biznesore.
Kontrata Biznesore, sot, në epokën e globalizmit është shtylla kryesore e ngritjes, ndërtimit, rritjes dhe zhivllimit të një biznesi. Pothuajse çdo akitivitet biznesor sot zhvillohet me kontrata dhe kjo gjë është një nga siguresat më të mëdha që kanë dy palë të përfshira në biznes.
Literatura e shqyrtuar në këtë punim-hulumtim është kryesisht e huaja, duke pasur parasysh se ekzistojnë jo-shumë materiale në gjuhën shqipe. Duke filluar që nga termi 'E Drejtë' pastaj 'Kontratë' e deri tek 'E drejta biznesore', e gjithë literatura është shqyrtuar në atë mënyrë që sa më shumë të qartësojë termin 'Kontratë Biznesore' dhe llojet e saj. E gjithë ideja e 'Kontratës Biznesore' qëndron në faktin që një marrëveshje në mes të dy personave, kompanive apo bizneseve, të bëhet ligjërisht e obligueshme, ngase përndryshe biznesi do të ishte një kaos i vërtetë, një arenë potenciale për përplasje të mëdha. Përmes kësaj kontrate, gjithçka është më e lehtë, por natyrisht që sikurse çdo aspekt tjetër, edhe 'Kontrata Biznesore' ka mundësi përmirësimi të vazhdueshëm.
Megjithëse ka literatura edhe në shqip për 'Kontratën Biznesore' ndoshta ky punim diplome i realizuar përmes një hulumtimi, do të jetë një shtysë që studentët e ardhshëm të bëjnë hulumtim akoma më të detajuar rreth kësaj teme. Me shpresën që kjo temë do t'i plotësojë kërkesat dhe pritshmëritë e atyre të cilët do të kenë rastin t'a lexojnë dhe që të përmbushë edhe pritshmëritë e stafit akademik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1033
Recommended Citation
Govori, Arben, "KONTRATA BIZNESORE" (2017). Theses and Dissertations. 1215.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1215