Date of Award

Spring 3-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ilir Salihu

Language

Albanian

Abstract

Ky punim fillon me rishikimin e literaturës për të kuptuar rëndësinë e burimeve njerëzore për një ndërmarrje. Qëllimi i këtij punimi është që të kuptojmë rëndësinë për menaxhimin efikas të burimeve njerëzore për një ndërmarrje të vogël ose të mesme (NVM), në mënyrë që ajo ndërmarrje të jetë konkurruese në treg. Identifikimi i nevojave të NVM-ve për punë-kryes ose burime njerëzore në përgjithësi është një përparësi për këto ndërmarrje. Me anë të këtij punimi bëhet një përmbledhje e rezultateve të nxjerra nga anketimet e NVM-ve në komunën e Ferizaj. Nga këto rezultate nxjerrën statistika në lidhje me ecurinë e zhvillimit të këtyre ndërmarrjeve, në lidhje me burimet njerëzore ekzistuese të këtyre ndërmarrjeve dhe veçanërisht në lidhje me nevojat e këtyre ndërmarrjeve për punëtorë, duke u fokusuar te përvojat, kualifikimet dhe trajnimet e stafit.

Punimi gjithashtu analizon rezultatet në lidhje me pagat mesatare të punëtorëve në NVM-të e komunës së Ferizajt në pozita të ndryshme, dhe analizon motivimin e punë-kryesve në këto ndërmarrje. Nga këto ndërmarrje të anketuara, ose të intervistuara, rezulton që ato NVM që kanë të punësuar punëtorë me kualifikime universitare, kryesisht këta punëtorë i përkasin fushës së ekonomisë. Kërkesa të tjera të NVM-ve për punëtorë shtesë lidhen ngushtë me përvojën e punës. Sa më e lartë që është përvoja e punës për një punë-kryes apo punëkërkues, aq më i dëshiruar do të jetë ai/ajo për të plotësuar atë pozitë. Kualifikimet del se janë të rëndësishme, gjithashtu kërkohet që punë-kërkuesit të jenë edhe nga fusha të tjera të studimeve si për shembull: hotelieri, turizëm etj. Rezultate të tjera të rëndësishme jepen në këtë punim në faqet në vazhdim.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1064

Included in

Business Commons

Share

COinS