Date of Award

Spring 3-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Computer and Information Science (MCIS)

Department

Computer Science

First Advisor

Edmond Hajrizi

Language

Albanian

Abstract

Nevoja për komunikim e ka shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij. Përgjatë viteve sisteme të ndryshme e kanë ofruar këtë mundësi, mirëpo gjithmonë kërkesa për brez dhe shpejtësi ishin më të mëdha se sa mundësitë që ofroheshin dhe kjo ka shtyrë përpara zhvillimin e teknologjisë telekomunikuese.

Komunikimi me fibra optik ka ofruar një zgjidhje afatgjate pasi që ofron: shpejtësi, besueshmëri, jo interferencë, kapacitet të madh transmetimi dhe kostoja e tyre tani nuk është e lartë.

Në këtë temë jemi munduar që të propozojmë zgjidhje për shfrytëzimin e infrastrukturës optike në KOSTT edhe për nevoja të palëve tjera, pasi që përqindja e shfrytëzimit të fijeve si dhe të kapacitetit brenda vet fijes që është në shfrytëzim është shumë e ulët në krahasim me mundësitë që ofron fibra optike.

Pasi që është analizuar topologjia e rrjetit optik, shtrirja gjeografike, parametrat teknik të pajisjeve, faktorët politik, ekonomik, social dhe teknologjik është ofruar edhe propozimi se si KOSTT mund të hyjë në tregun e telekomunikimeve.

Propozimi i zgjidhjes merr parasysh teknologji dhe ndërfaqe të ndryshme që klientët potencial i kanë në përdorim dhe ofron platformë të teknologjisë IP e cila do të jetë në përdorim edhe për një periudhë të gjatë.

Gjithashtu shërbimeve të brendshme në KOSTT për nevoja të operimit që i mundëson sistemi telekomunikues aktual siç janë: VOIP, RTU, RMC dhe Intranet-i ju është kushtuar vëmendje e veçante pasi që janë shërbime primare dhe nuk guxojmë në asnjë mënyrë ti afektojmë gjatë këtij procesi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1537

Share

COinS