Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mentor Geci

Language

Albanian

Abstract

Nëpërmjet këtij punimi do të tregojmë statistikat e bankës qendrore në Kosovë, metodën e trendit linear, metodën e trendit parabolik, metodën e trendit eksponencial si dhe mesataret lëvizëse cift dhe tek.Ky punim bazohet më shumë në statistikat e bankës përmes metodave të trendit. Përmes metodave të trendit zbulohen tendencat e ecurisë dhe të zhvillimit të dukurisë në një periudhë të caktuar kohore. Në këtë rast, përmes aplikmit të metodave, tentohen të eleminohen apo të zbuten ndryshimet apo variacionet që luahasin, në kohë afat gjate. Trendi është tendenca e series kohore që gradualisht rritet ose zvogëlohet në vije të drejte, ose lakore graduale përgjate kohës. Statistikat e sektorit real dhe fiskal përfshijnë të dhëna mbi produktin e brendshëm bruto, çmimet, papunësinë, buxhetin e Kosovës, borxhin publik, etj, të cilat përpilohen dhe publikohen nga Enti Statistikor i Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave. Banka Qendrore e Kosovës (BQK) grumbullon, përpilon dhe publikon statistika për realizimin e objektivave të saja dhe më gjerë. Njëkohësisht, BQK-ja ofron edhe informacion lidhur me metodikën statistikore. Statistikat në përgjegjësi të drejtpërdrejtë të BQK-së janë Statistikat Monetare dhe Financiare, dhe Statistikat e Sektorit të Jashtëm. Gjendja e sektorit bankar të Kosovës përsa i përket kapitalizimit të bankave në qershor 2014 ishte mjaft e favorshme, me treguesin e mjaftueshmërisë së kapitalit në 17.4 përqind.

Sektori bankar vazhdoi të qëndrojë mirë edhe përsa i përket nivelit të kredive jo-performuese në raport me gjithsej kreditë, të cilat qëndruan në 8.2 përqind në qershor 2014, si dhe mbulueshmërisë së tyre me provizione me 116.4 përqind. Andaj, si rezultat i pozicionit të mirë fillestar si dhe profitabiltetit më të lartë që nga fillimi i funksionimit të tij, sektori bankar i Kosovës ka treguar nivel të lartë të qëndrueshmërisë ndaj rrezikut kreditor edhe nën kushtet e supozimit të skenarëve hipotetik të përshkruar më lartë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1005

Included in

Business Commons

Share

COinS