Date of Award
Fall 9-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij punimi është të kuptojmë ndikimin e doganës në ekonominë e Kosovës. Të fitojmë njohuri fillimisht për themelimin dhe historinë e doganës, gjithashtu edhe për organizimin, funksionimin, objektivat dhe gjithashtu për zhvillimin e biznesit në Kosovë. Më pas në këtë punim është e pasqyruar se sa ndikon dogana në zhvillimin e këtyre bizneseve, planifikimin strategjik, administratën doganore të Kosovës e cila luan një rol mjaftë të rëndësishëm në stabilitetin e pergjithshëm të ekonomisë së Kosovës.
Dogana ka lindur dhe është zhvilluar së bashku me shtetin, megjithatë roli dhe misioni i saj kanë mbetur për mijëra vjet të pandryshuar. Dogana është një autoritet ose agjensi qeveritare e një vendi që ka për detyrë mbledhjen e detyrimeve të importit si dhe kontrollin e mjeteve dhe mallrave që hyjnë dhe dalin nga territori i vendit.
Dogana e Kosovës, detyrat dhe përgjegjësitë e saj i ushtron në bazë të ligjeve të aplikueshme të Republikës së Kosovës, duke përfshirë, Kodin Doganor dhe të Akcizave nr. 03/L-109, Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, strategjive të ndryshme, rregulloreve dhe UA të brendshme të Doganës , një pjesë e të cilave janë trashëguar nga ish-Administrata Doganore e UNMIK-ut, në të cilat është e nevojshme të ndërhyhet me qëllim të harmonizimit me ligjet e reja që janë nxjerrur nga Kuvendi i Kosovës.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.985
Recommended Citation
Berisha, Donik, "DOGANA DHE NDIKIMI I SAJ NË EKONOMINË E KOSOVËS" (2016). Theses and Dissertations. 1102.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1102