Date of Award

Summer 6-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Ajhan Bajmaku

Language

Albanian

Abstract

Ambientet krijohen si mundësi për të mbushur boshllëkun shpirtëror dhe për të plotësuar kërkesat e shoqërisë, si edhe në aspektin kulturor-artistik. Megjithatë ndjehet mungesa në masë e këtyre hapësirave në shoqërinë tonë. Ndër e hapësirat më në mungesë te ne, janë hapësirat publike siç janë hapësirat për ruajtjen, zhvillimin dhe ekspozimin trashëgimisë, kulturës dhe artit. Hapësirat publike, ku pjesë e tyre janë edhe muzetë, ato të artit bashkëkohor janë pasqyrë e jetës kulturore dhe shoqërore të një komuniteti apo vendi. Duke e pasë parasysh se njeriu si pjesë e komunitetit apo dhe si vizitor kalon një pjesë të bukur të jetës në këto lloj ambiente duke e përmbushur vetën në shumë mënyra, pasi që këto lloj hapësira dhe ambiente njihen për shpërndarje të informaicioneve, komunikim aktiv, qasje në kulturë dhe art si dhe grumbullimin e komunitetit te artistëve dhe vizitorëve nga vendi dhe më gjerë. Si rrjedhojë është dizajnuar projekti i “Muzeut te Artit Bashkëkohor”, synimi kryesor ka qenë rritja e mardhenieve në mes historisë dhe të re-së, në mes traditës dhe inovacionit. Këto hapësira demonstrojnë mënyrën e ndërveprimit mes shoqerisë artistike dhe asaj civile me ambientin e krijuar në frymen e artit bashkëkohor dhe mundesinë e zhvillimit në aspektin shoqëror dhe ekonomik. Qëllimi është shkrirja në mes peisazhit dhe arkitekturës e cila shpaloset për vizitorët ashtu siç përceprohet përmes lëvizjes së çdo individi nëpërmjet hapsirës dhe kohës. Me fjalët tjera ky vend mund të perkufizohet si hapësirë inspiruese e cila ndikon në zhvillimin e imagjiatës dhe krijimin e shprehisë ndaj artit kulturës dhe socializimit. Si përfundim një vend i zhvillimit të artit dhe kulturës do të mundësonte shoqerisë të kenë një jetë kulturore dhe artisike më aktive dhe do ndikonte në ngritjen e vetëdijes në aspektin shoqëror dhe artistik. Atraktive nuk do të jetë vetëm programi që do përmbajë objekti por edhe vet objekti dhe do ishte pjesë e pandashme e aktiviteteteve kulturore dhe artistike të cilat përveç kësaj do kishin prurje si nga aspekti artistik, kulturor, intelektual dhe ekonomik, gjë e cila është pozitive edhe në të mirën e komunitetit apo edhe ekonomisë shtetërore në përgjithësi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.480

Included in

Architecture Commons

Share

COinS