Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurije Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Procesi i tranzicionit që filloi ne vitet e 90- ta te shekullit XX, shkaktoi rënien e sistemit socialist në Evropën Qendrore dhe Lindore. Shpërbërja e RFSJ, dhe futja e Kosovës ne administrimin e dhunshëm te Serbisë e ka shkatërruar sistemin ekonomik dhe atë bankar edhe ashtu të pa qëndrueshëm që e kishte Kosova në kuadër te ish shtetit Jugosllav. Sistemi bankar në Kosovë gjatë viteve të fundit është transformuar krejtësisht, i drejtuar nga sistemi bankar me pronësi shtetërore ne ish Jugosllavi, në një sistem bankar me pronësi private pas çlirimit. Privatizimi i sistemit bankar në Kosovë si pjesë e paketës së masave të ndërmarra nga politika e qeverive në 11 vjeteshin e kaluar, kishte për qëllim të fuqizonte sistemin financiar, të pakësonte mundësinë për kriza të ardhshme dhe të rriste efiçiencën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, si rrjedhojë e zhvillimit të saj ekonomik, Kosova po përgatitet të integrohet tërësisht në ekonominë botërore dhe në tregjet financiare ndërkombëtare. Ndër aspektet tjera të reformës që duhet zbatuar është reforma ekonomike, e cila do te përfshinte një ndryshim rrënjësor nga sistemi jo efikas i centralizuar, në një sistem aktuale ne kushtet e biznesit të tregut, i cili do ti largojë reflektimet negative në të gjitha sferat e jetës ekonomike te cilat ne një mënyrë kanë shkaktuar një krizë të madhe ekonomike dhe kolaps ekonomik. Me reformimin e përgjithshme te sistemit ekonomike, si tendencë me e shfaqur në fuqizimin e sistemit financiar, është paraqit transformimi i sistemit bankar, i cili ka marrë krejtësisht elemente të reja dhe ka arritur një zhvillim te shpejtë. Për shkak te shumë mangësive institucionale dhe ndikimit të madh të lobit bankar, bankat tregtare e kanë ndryshuar aktivitetin e tyre burimor, dhe në vend të kryerjes së aktiviteteve të ndërmjetësit financiar midis kursimeve dhe rritjen e kapitalit, ato janë shndërruar në instrument të lobimit të madh bankar në mënyrë që të fitojnë fitime sa ma të mëdha. Funksionimi i mirë i sistemit bankar është një faktor i rëndësishëm për kanalizimin e fondeve në ekonomi në mënyrë efikase dhe për rritjen e ndërmjetësimit bankar. Nxitja e konkurrencës në sistemin bankar është një tjetër faktor, që ndikon në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për klientët, që siguron përdorimin e teknologjisë së re bankare, prezantimin e produkteve dhe shërbimeve të reja, uljen e kostos të shërbimit bankar etj. Kjo i shërben afrimit të klientëve me bankat. Kjo i ndihmon bankat të rrisin klientelën e tyre dhe të kenë më tepër hapësira për zgjerim aktiviteti dhe rritje fitimesh dhe njëkohësisht do te ndihmojnë zhvillimin ekonomik te vendit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1050

Included in

Business Commons

Share

COinS