Date of Award

Fall 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurije Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Për të arritur mirëqenie dhe stabilitet politik, qeveritë kombëtare synojnë arritjen e ekuilibrit ekonomik. Qeveria përdor instrumente të ndryshme për të stimuluar rritjen e ekonomisë, për të ulur papunësinë dhe për të arritur objektivat makroekonomike. Në kontekst të rritjes së ngadalshme ekonomike të viteve të fundit dhe të presioneve fiskale, Kosova ballafaqohet me sfidën komplekse të zhvillimit ekonomik. Papunësia vazhdon të jetë në një shkallë të lartë. Kërkesa për fuqi punëtore është ende shumë e ulët dhe krijimi i një ambienti që do të favorizojë formimin e vendeve të qëndrueshme të punës është një detyrë sfiduese që kërkon reforma shumëdimensionale në ekonomi. Ky punim adreson çështjen e impaktit të politikës fiskale në zbutjen e papunësisë, rritjen e investimeve dhe të konsumit për të gjeneruar rritje ekonomike të qëndrueshme.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1045

Included in

Business Commons

Share

COinS