Date of Award
Fall 9-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Mentor Geci
Language
Albanian
Abstract
Në Kosovë duke marrë parasysh se është një vend në zhvillim e sipër, rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik në vend luajnë të hyrat që vijnë nga vendet e tjera. Në kapitujt në vazhdim do të paraqitet një pasqyrë e qartë e cila shqyrton nivelin e remitancave në vend, si dhe vendeve të jashtme. Përveç nivelit të remitancave, poashtu do të bëhet edhe një shqyrtim i literaturës lidhur me metodologjinë e cila planifikohet të përdoret në mënyrë që rezultatet në kapitujt e mëposhtëm të jenë më të qarta dhe më të kuptueshme. Remitancat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, arritën vlerën prej 568.8 milionë euro në shtator 2015, që paraqet një rritje vjetore prej 12.5 përqind. Një nga arsyet pse është bërë studimi i remitancave, është të bëhet identifikimi më i kjartë se si remitancat ndikojnë pavarësisht raporteve dhe publikimeve të bëra nga Agjencia Statistikore e Kosovës, Banka Qendrore e Kosovës etj., është parë se akoma ka hapësirë për të bërë analiza të detajuara statistikore të cilat do të ishin edhe më të dobishme për të pasur një pasqyrë më të qartë të ndërlidhjes që do të ndikonin në procesin e vendimmarrjes. Bazuar në literaturën e cila është përdorur dhe hulumtuar, shihet se makroekonomia në Kosovë apo zhvillimi ekonomik, ka shumë faktorë ndikues, p.sh, të hyrat qeveritare nga taksat dhe tatimet, investimet e bëra nga qeveria dhe nga shteti, niveli i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, shpenzimet, etj., mirëpo cili nga këta faktorë realisht ka peshë të rëndë në periudha afatgjata, dhe sa ndikojnë në zhvillim ekonomik, apo rritje të Bruto Produktit Vendor, apo me fjalë të tjera si kanë ndikuar remitancat në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, gjë që edhe adreson njërën nga pyetjet e këtij hulumtimi. Përveç Kosovës, hulumtimi poashtu bazohet në të dhënat e publikuara nga Banka Botërore lidhur me remitancat për vendet tjera të Ballkanit. Qëllimi tjetër i hulumtimit është krahasimi i remitancave në Kosovë me ato të vendeve të Ballkanit. Përveç krahasimit, duhet të gjindet ndërlidhja në mes tyre si dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik në një vend.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1039
Recommended Citation
Jashari, Blerina, "‘’KRAHASIMI STATISTIKOR I REMITANCAVE NË KOSOVË ME VENDET E BALLKANIT’’ (Aplikimi i metodave statistikore)" (2017). Theses and Dissertations. 1255.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1255