Date of Award
Fall 11-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Besnik Qehaja
Language
Albanian
Abstract
Wimax dhe LTE janë dy teknologji që bëjnë transmetimin e të dhënave përmes teknologjisë wireless, siç janë video komunikimet dhe shërbime të videove. Me analizimin dhe krahasimin e këtyre dy teknologjive dhe me vlerësimin e standardeve të WiMAX dhe LTE është treguar se këto dy teknologji kanë qëllime të ngjajshme. Por, edhe pse WiMAX dhe LTE janë dy teknologji të reja për shërbime broadband të paisjeve mobile me shpejtësi të lartë, ato nuk kanë sukses të njejtë në këtë fushë. Përderisa suksesi dhe përdorimi i teknologjisë WiMAX është zbehur brenda viteve, teknologjia LTE po gjen përdorim të madh dhe ka fituar mjaft popullaritet. Prendaj, e ardhmja e teknologjisë WiMAX nuk duket mjaft e mirë, kurse teknologjia LTE vazhdimisht po shënon suksese të reja në këtë fushë. Si e ardhmja e teknologjisë LTE po konsiderohet të jetë teknologjia 5G, e cila pritet ta përmirësojë dukshëm qasjen dhe përvojën e përdoruesve me teknologjinë wireless LTE. Sa i përket teknologjisë WiMAX, edhe pse e ardhmja e kësaj teknologjie nuk po duket shumë mirë aktualisht, ja vlen të përmendet se ekziston një numër i madh i kompanive që e preferojnë teknologjinë WiMAX pasi që në disa aspekte kjo teknologji është superiore ndaj teknologjive të tjera wireless në treg.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1549
Recommended Citation
Jashari, Arton, "ANALIZË E TEKNOLOGJISË WORLDWIDE INTEROPERABILITY FOR MICROWAVE ACCESS (WiMAX) DHE LONG TERM EVOLUTION (LTE)" (2017). Theses and Dissertations. 1281.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1281