Date of Award
Fall 10-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Ky punim na ofron një pamje të përgjithshme lidhur me shkaqet e ndryshme që kanë influencuarë shumë papunësinë. Në Kosovë, gjatë vitetve të 90-ta, rinija kanë qenë mjaftë pak të arsimuar, mënyra e jetesës ishte krejtësisht ndryshe, ndoshta më e thjeshtë, mirëpo në Kosovë u krijua domosdoshmëria e arsimimit cilësor të të rinjëve. Në Kosovë në vitet e fundit janë bërë shumë investime në pjesën infrastrukturore në sektorin e arsimit por që ende kërkohet angazhim që të arrihen rezultate të dëshiruara në këtë fushë. Sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) ka shumë të rinjë që e përfundojnë shkollimin e lartë me sukses dhe përsëri ngelin të pa punë për një kohë të gjatë dhe kjo ndodhë për shkak se në disa raste njohuritë që ata akumulojnë gjatë viteve shkollore janë të pakta ose jo kompatibile me kërkesat e tregut. Konsiderohet që ky aspekt mund të jëtë njëri ndër shkaktarët kryesor të papunësisë në Kosovë. Përveç aspektit të arsimimit, shkakatar tjetër është edhe pengesat gjinore. Rreth 36.6% e grup-moshave të reja i përkasin gjinisë femërore që siç duket shumicës prej tyre i’u ishte cenuar e drejta për shkollim, që do të thotë se ato kanë gjasa edhe më të vogla për punësim dhe për pasojë femrat marrin pjesë të madhe në numrin e përgjithshëm të të pa punëve. Një shkaktar tjetër i papunësisë është se qeveria e jonë nuk është duke krijuar kushte të volitshme për bizneset private që ato të jenë në gjendje të rrisin numrin e të punësuarve në bizneset e tyre të cilët si duke janë shpresa e fundit për rinin kosovare. Ky fakt ka ndikuar shumë që investitorët e jashtëm që mos jenë të interesuar që të investojnë në vendin tonë. Në këtë punim po ashtu janë të cekura disa përqindje të numrit të të papunëve të cilat janë kryesisht të marra nga Enti i statistikave të Kosovës, ku sipas tyre numri i të papunëve arrinë rreth 35 përqind.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.1055
Recommended Citation
Latifi, Faton, "SHKAQET E PAPUNËSISË NË KOSOVË" (2016). Theses and Dissertations. 1273.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1273