Date of Award

Summer 8-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia informative është industri në rritje të vazhdueshme dhe të shpejtë. Është pjesë shumë e rëndësishme e përditshmërisë sonë dhe si e tillë paraqet interes global. Risitë e reja që dalin nga kjo industri kanë ndikim të madh në mbarë shoqërinë. Në shekullin në të cilin po jetojmë një nga risitë më të mëdha në mos më e madhja është e ashtuquajtura “Cloud”.

Ky kërkim do të shtjellojë teknologjitë Cloud dhe përdorimin e tyre nga kompanitë e ndryshme, anvantazhet dhe disavantazhet e përdorimit. Do të flitet më shumë për benefitet që nxjerrin bizneset apo kompanitë e ndryshme nga teknologjia Cloud, mirëpo si fillim do të shpjegohet në pika të shkurta se si erdhi deri te kalimi nga arkitektura e orientuar në shërbime në Cloud, apo thënë ndryshe nga sistemet klient-server në shërbime të hostuara. Do të përshkruhen edhe llojet si: SaaS, IaaS, PaaS.

Cloud emrin e ka marrë nga simboli i resë që shpesh është përdorur për të prezantuar internetin në bllok diagrame. Cloud paraqet mënyrën e ruajtjes se të dhënave online duke përdorur platforma virtuale përmes mediumeve te serverëve që janë të lidhur mes vete dhe që kanë qasje në çdo vend dhe në çdo kohë. E vetmja kerkesë është qasja në internet. Qëllimi është që të ofrohet një qasje më e lehtë tek burimet kompjuterike apo shërbimet e teknologjisë informative. Kjo mënyrë jo vetëm që ka ndryshuar performancat e kompanive të ndryshme në terma global por edhe në organizimin e brendshëm, sidomos në departamentin e teknlologjisë informative që të gjithë shkurtimisht e quajmë IT.

Është ditur që programet biznesore kanë qenë gjithmonë shumë të komplikuara dhe të shtrenjta. Është nevojitur shumë lloje hardueri dhe softueri per të vënë në levizje një sistem menagjimi për burimet kompjuterike, ruajtjen e të dhënave dhe qasjen në informacion. Është dashur një ekip i tërë për të instaluar, konfiguruar, siguruar dhe përditësuar këto programe. Cloud është mënyrë më e mirë. Me Cloud është eleminuar dhimbja e kokës nga menagjimi i harduerit dhe softuerit sepse tashmë me këtë punë merren njerëz me eksperiencë nga kompani të shumta që ofrojne shërbime te hostuara.

Si përfundim mund të themi që bizneset po përdorin të gjitha llojet e programeve ne Cloud, si ato që merren me HR, CRM, kontabilitet e shumë të tjera.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.1524

Share

COinS