Date of Award

Winter 12-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i kësaj teze të shkallës bachelor është bërë për analizimi dhe studimin e platformës më të mirë për zhvillimin e web aplikacioneve dinamike, ky studim nuk paraqet bazat e programimit në Java apo zhvillimin e pjesës së bazës së shënimeve ky studim ofron një pasqyrë të teknologjive dhe framework-ëve për implementimin e aplikacioneve me platformën Java Enterprise Edition. Ky kapitull perfshinë një përmbledhje të shkurtë të studimit dhe përvojës sime së bashku, duke shfaqur një pasqyrë të zhvillimit të aplikacioneve dinamike në web me anë të shpjegimit të secilës pjesë përbërëse të platformës shumë të njohur për realizimin e aplikacioneve të mëdha. Web aplikacioniet janë mundësia e ofruar për kryerjen e proceseve biznesore përmes një paisje kompjuterike dhe internetit. Kjo ka bërë lehtësimie të mëdha duke zvogëluar dukshëm punën e mbajtjes së shënimeve dhe menaxhimin e një ndërrmarje me anë të letrave. Aplikimi i metodave të reja (për funksionim më efikas dhe kompjuterizim të veprimtarisë) paraqet një faktor shumë të rëndesishëm në zhvillimin e një biznesi. Zhvillimi i hovshëm dhe arritjet e mëdha në fushën e teknologjisë kanë kushtëzuar prezencën e softuereve moderne pothuajse në çdo lëmi. Qysh prej vitit 1989 kur lindi idea për web e deri më tani ka pasur dhe ka zhvillime shumë të mëdha të teknologjive të ndryshme. E gjithë idea e web aplikacioneve dinamike filloi nga nevoja për platforma të avancuara duke analizuar komponentet kryesore përbërëse të saj, përshtatshmerinë e saj, sigurinë dhe fleksibilitetin.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1572

Share

COinS