Date of Award
2-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Language
Albanian
Abstract
Në Kosovë mund të themi që përgjegjësia sociale është një koncept i ri. Është folur shumë pak rreth përgjegjësisë sociale në lidhje me ndërmarrjet sepse ata e kanë të vështirë të kuptojnë që përfshirja në përgjegjësinë sociale shërben si një element ndihmës dhe mjaft motivues për rritjen e fitimit. Ky hulumtim përpos pjesës teorike do të ketë edhe pjesën empirike e cila do të realizohet me hulumtim të personave të ndryshëm në marrëdhënie pune. Metodologjia e hulumtimit është e bazuar në hulumtimin kërkimor shumë dimensione, që ofron një mundësi gjithëpërfshirëse për ngritjen e besueshmërisë së studimit shkencor. Popullacion për ketë hulumtim është ndikimi i etikës menaxheriale në përgjegjësia sociale në kompanitë të njohura private në rajonin e Prishtinës, kurse si mostër do të merren 30 të punësuar. Metoda e hulumtimit e cila është përdorur në këtë punim është metoda deduktive. Hulumtimi fillon me pjesën e shqyrtimit të literaturës ku do të keni mundësinë të njoftoheni me definimin e etikës, me etikën si pjesë e menaxhmentit, modelet e etikës së menaxhmentit dhe shkaktarët e dilemave të etikës, gjithashtu pjesë e shqyrtimit të literaturës është edhe definimi, kuptimi dhe modeli i përgjegjësisë sociale, si dhe përgjegjësia sociale e ndërmarrjeve në Kosovë. Literatura e shqyrtuar është e kohës së fundit pasi që edhe përgjegjësia sociale është koncept mjaft i ri, për më shumë informacione rreth literaturës së shqyrtuar ju do të mund t’i gjeni në listën e referencave. Ndërsa hulumtimi empirik apo mbledhja e të dhënave primare është realizuar nëpërmjet metodës së anketimit, ku me anë të pyetësorit kam ardhur në përpilimin e konkluzioneve dhe rekomandimeve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1054
Recommended Citation
Mustafa, Fatlume, "NDIKIMI I ETIKËS MENAXHERIALE NË PËRGJEGJËSITË SOCIALE TË BIZNESEVE" (2017). Theses and Dissertations. 1274.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1274