Date of Award
Winter 2-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë na bënë që të diskutojmë për interaksionin njeri-kompjuter, e veqanërisht për atë në lojra kompjuterike. Me rritjen e kërkesës së shfrytëzuesve në industrinë e lojrave çdo vitë e më shumë teknologjitë është dashur të përmirësohen shpejt në mënyrë që të mbesin në hap me standardet e reja. Qështja se pse kam zgjedhur këtë rast studimi, konsiston në faktin se kompjuteri dhe lojrat kompjuterike janë produktet më të rëndësishme dhe që kanë më së shumti vlerë në industrinë softuerike. Në mënyrë që ky vlerësim të ngritet edhe më shumë për lojrat kompjuterike duhet të integrohet eksperienca dhe përvoja e njerëzve, me ç’rast vjen involvimi më i madh i interaksionit njeri-kompjuter dhe i njohurive në këtë proces të dizajnimit të lojrave kompjuterike. Qëllimi i këtij punimi është të prezantohet në mënyrë të detajuar interaksioni njeri-komputer, nga perespektiva e shumë aspekteve dhe faktorëve kyq në zhvillimin e këtij interaksioni, lidhshmëria me lojrat kompjuterike dhe nivelet e integrimit të këtij interaksioni. Sidoqoftë dizajnimi dhe zhvillimi i lojërave duke involvuar sa më shumë interaksionin njeri-kompjuter vazhdon të ketë problemet e saj, për të vendosur se si duhet të dizajnohen proceset dhe se si një lojë duhet të jetë dhe si duhet të përmirësohet.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1562
Recommended Citation
Mustafa, Egzon, "INTERAKSIONI NJERI KOMPJUTER NË LOJRA" (2017). Theses and Dissertations. 1317.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1317