Date of Award
Summer 7-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Arment Marovci
Language
Albanian
Abstract
Synimi i kësaj teme është të shqyrtojë ndikimin e krizës financiare në performancën dhe vlerën e aksioneve, poashtu si ndikoi kriza financiare performancën e njëzet e shtatë kompanive të zgjedhura. Janë të analizuara të dhëna nga periudha vjetore nga 1/1/2008 – 31/12/2015, në mënyrë që të shohim për ndryshimet e mundshme në mes të vlerës së aksioneve si dhe performancës financiare.
Kemi marrë për analizë variablet të cilat janë marrë nga këndvështrimi i profitabilitetit apo performancës së kompanisë siq janë: shitjet, çmimet e aksioneve, vlera e indekseve, vlera e kompanive, kthimi në ekuitet, fitimi për aksion (EPS), kthimin nga kapitali dhe modelin e skontimit të dividentëve. Ndërsa në anën tjetër matjen e riskut duke përdorur variable siq janë : devijimi standard, faktorin beta dhe variablat tjera relevante me të analizimit të së relacionit risk-kthim duke supozuar që ‘një risk i lartë duhet të kompenzoj me kthim të lartë.’
Jemi dëshmitarë të një krize financiare e cila ka pasur pasoja të përmasave përtej një ekonomie globale, siq është rasti i Amerikës si rezultat i integrimeve të vazhdueshme të tregjeve financiare ku kompanitë kanë shtrirë aktivitetin e tyre jo vetëm në një ekonomi, mirpo edhe në ekonomi tjetër dhe si rezultat i një krize në një ekonomi globale siq është Amerika efektet janë të ndjeshme edhe në ekonomi të tjera botërore siq ështe Afrika, Azia dhe Europa.
Ajo që paraqitet është ndërlidhja e çmimeve dhe dividentave nga kompani aksionare të vendeve të ndryshme, mënyra se si këto kompani kanë variruar me çmime dhe cilat janë periudhat në të cilat këto kompani kanë pasur impakt të lëvizjes së çmimeve. Përveç kësaj, përmes analizave të ndryshme financiare, është bërë elaborimi në mënyrë të detajuar lidhur me mënyrën se si dhe për cilat arsye janë prekur kompanitë gjatë krizës ekonomike botërore të vitit 2008/2009.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1037
Recommended Citation
Mustafa, Aurora, "NDIKIMI I KRIZËS FINANCIARE NË TREGUN E ZGJEDHUR TË AKSIONEVE NË KATËR KONTINENTE" (2017). Theses and Dissertations. 1225.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1225