Date of Award

Fall 10-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

- Një ndër vështirësit e mëdha që kemi kaluar ne si popull në periudha të ndryshme historike, është edhe themelimi i shkollave të para shqipe, si dhe përpjekjet e shumta të zhvillimit të arsimit në trojet shqiptare...por, fakti që na gëzon, është pikërisht nisma e krijimit të formave të para të mësimit të organizuar në institucionet arsimore, e cila daton qysh nga koha e Ilirisë së lashtë! Pra, qysh nga ajo kohë interesimi dhe dëshira e madhe për arsimim, kanë bërë që sidomos gjatë periudhës së Rilindjës Kombëtare, të ngriten shkolla dhe të zhvillohet arsimi në masë të madhe.

- Arsimimi është njëri ndër elementet me influencën më të madhe në zhvillimin e shoqërisë, e veçanarisht fëmijëve dhe të rinjëve, por, cilësia e tij është dhe do të mbetet sfidë për të gjitha brezat.

- Problematikat e arsimit janë vërejtur në pothuajse të gjitha aspektet, por a kemi menduar ndonjëherë se edhe ndërtesat ku zhvillohet mësimi ndikojnë negativisht në mënyrë indirekte si në psikologjinë e mësuesëve e veçanarisht në atë të nxënësve?

- Pikërisht, ne si arkitekt të së ardhmës, domosdoshmërisht, me forcat tona duhet të përpiqemi që dizajni dhe ambienti i objekteve shkollore në asnjë mënyrë, të mos jetë problematikë e zhvillimit të arsimit në vendin tonë, dhe jo vetëm.

- Ky punim, do të sjellë karakteristika të reja të cilat janë të integruara përbrenda një objekti shkollor, karakteristika këto të cilat padiskutim janë në harmoni me kërkesat dhe nevojat e mësimdhënësve dhe nxënësve.

- Me një dizajn modern, dallohet një qasje më ndryshe e projektimit të objekteve shkollore, gjithmonë duke qëndruar përbrenda standardeve dhe normave të implementimit të një dizajni të tillë.

- E veçanta e këtij punimi, është fillimisht tentativa për të sjellë një formë të re të konceptimit dhe formësimit të objekteve shkollore, duke vazhduar me zhvillimin e ideve dhe koncepteve bashkëkohore për këto objekte, dhe krejt në fund lidhshmërinë emocionale që një objekt mund të krijoj me lokacionin dhe psikologjinë e vrojtuesit, përmes dizajnit të tij.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.529

Included in

Architecture Commons

Share

COinS