Date of Award

Spring 4-2019

Document Type

Thesis

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Musa Sabedini

Language

Albanian

Abstract

Tema e titulluar, Roli i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, është e një rëndësie të veçantë. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, pos që është fushë e re dhe veprimtari e re e sjelljes së mediave online, ajo në radhë të parë është e vlefshme edhe për të parë pozicionin e këtij Këshilli dhe rolin që ai ka pasur për këto vite. Qëllimi i KMSHK- së është të mbroj qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbroj gazetarin nga ankesat e pambështetura. Misioni mbështetet mbi bindjet e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Dega e medias dhe komunikimit në UBT do të pasurohej me një punim të tillë, meqë roli i mediave online gjithnjë e më shumë po bëhet më afirmativ dhe më shumë i pranishëm në kokat e lexuesve. Bazuar në këto elemente, me anë të këtij punimi shkencor do të mundohem të sqaroj në përgjithësi termin Roli i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, kur është themeluar ky Këshill, me ndihmën e kujt, sa anëtarë të rregullt ka, si përbëhet bordi, ku fokusohet strategjia e KMSHK- së, si dhe do të mundohem të sqaroj rolin praktik që ka pasur dhe ka KMSHK në raport me mediat online.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.121

Included in

Communication Commons

Share

COinS