Date of Award
Fall 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Driton R. Kryeziu
Language
Albanian
Abstract
Industritë si ajo e përfitimit të metaleve dhe ato të produkteve të ndërtimit gjatë këtij shekulli kanë avancuar shumë me skemat dhe tekonologjitë e tyre prodhuese, duke vënë për objektiv kyç; shfrytëzimin efiçient të resurseve, përmirësimin e vetive të materialeve, rentabilitetin prodhues dhe sjellje të përgjegjshme ndaj mjedisit. Megjithatë, në vendin tonë ekzistojnë industri si ajo e ,,Ferronikelit’’ në Drenas të cilat ende vazhdojnë me skema prodhuese të cilat pamundësojnë shfrytëzimin e mes-produketeve, duke i shëndrruar ato në mbetje të cilat tani më janë një problem mjedisor. Në këtë temë të diplomës, kemi dashur të theksojmë se duke shtuar një sasi të mbetjeve të ,,Ferronikelit’’ në fazë e prodhimit të betonit çoftë duke zëvendësuar çimenton ose edhe duke e përdorur si agregat. Në fazën ekseperimentale në laborator, janë përgatitur gjithësejtë pesë përzierje me përmbajtje të ndryshme të çimentos, rërës dhe mbetjes (skorjes). Të gjitha ekzaminimet janë bërë në përputhje me standardin SK EN 196-1:2005. Në kushte laboratorike është zhvilluar i gjithë procesi që nga zgjdhja e materialeve, ekzamimini i tyre si dhe përgatitja e mostrave prizmatike dhe deri tek ekzaminimi i tyre në përkulje dhe shtypje. Nga rezultatet e arritura mund të theksojmë se shfrytëzimi i skorjes së NewCo Ferronikeli si shtesë në çimento ose si agregat në beton dhe llaçe në një përqindje (%) të caktuar është vlerësuar se mund të përdoret në prodhimin e betonit normal, në prodhimin e disa elementeve të betonit të parafabrikuar dhe prodhimin e llaçërave si për suvatim dhe gjithashu edhe për muratim.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.443
Recommended Citation
Shabani, Armend, "PËRDORIMI I MBETJEVE TË NewCo FERRONIKELI NË PRODHIMIN E BETONIT" (2019). Theses and Dissertations. 462.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/462