Date of Award
Spring 5-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Bekim Selimi
Language
Albanian
Abstract
Ky punim kryesisht përbëhet nga mbledhja dhe shqyrtimi i literaturave të ndryshme që ndërlidhen me punimet tokësore për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Në shtjellimin e kësaj teme të punimit të diplomës jam shërbyer me metodën e analizës kërkimore dhe me metodën e hulumtimit, softverve të ndryshëm si dhe dalja në terren dhe inspektimin nga afër ku do të realizohet projekti ideor për rehabilitimin e rrugës nacionale N25.3, segmenti qendra e Gjilanit. Në bazë të të dhënave që kemi grumbulluar në terren kemi formuar një ide rreth këtij projekti dhe kemi ardhur në përfundim se gjatë këtij projekti duhet ti kemi parasysh shumë faktor si: duhet ti kemi parasysh të dhënat ekzistuese morfologjike, gjeologjike, hidrologjike, hidrografike dhe meteorologjike, po ashtu edhe disa faktor të rëndësishëm siç janë : numri i banorëve , numri i automjeteve, kostoja e projektit, kostoja e mirëmbajtjes së rrugës pas përfundimit të projektit etj. Rehabilitimi i kësaj rruge ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit të qytetareve të komunës së Gjilanit për nevojat e tyre.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.442
Recommended Citation
Sertolli, Armend, "PROJEKTI IDEOR PËR REHABILITIMIN E RRUGËS NACIONALE N25.3, SEGMENTI QENDRA E GJILANIT" (2019). Theses and Dissertations. 463.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/463