Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bejtush Ademi
Language
Albanian
Abstract
Ky punim synon të analizoj të dhënat dhe të arrij në përfundim se a është eksporti strategji e përshtatshme ndërkombëtarizimi për kompanitë kosovare.
Për të arritur në përfundim, kemi analizuar të dhënat nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës dhe të dhënat që i kemi marrë nga intervista me kompanitë e rasteve të studimit.
Si raste të studimit kemi marrë kompanitë Frutex me brendin Golden Eagle dhe kompaninë Proper Pizza.
Arsyeja që kemi marrë këto dy kompani bazohet nga strategjia që këto kompani e përdorin. Strategjitë më të përdorura nga kompanitë kosovare janë franshiza dhe eksportimi, kështu që si kompani përmes së cilës analizojmë franshizën kemi marrë Proper Pizza ndërsa si kompani për të analizuar eksportimin kemi marrë Frutex ( Golden Eagle).
Qëllimi kryesor i këtij punimi është analiza e gjendjes ekzistuese te kompanitë kosovare në raport me eksportin, duke hulumtuar se a është eksporti në të vërtetë një strategji e përshtatshme.
Si përfundim i këtij punimi kemi arritur të konkludojmë se eksporti është strategji shumë e përshtatshme ndërkombëtarizimi për kompanitë Kosovare, sidomos për kompanitë fillestare në ambientin biznesorë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1888
Recommended Citation
Sermaxhaj, Uvejs, "EKSPORTI SI STRATEGJI NDËRKOMBËTARIZIMI PËR KOMPANITË KOSOVARE" (2019). Theses and Dissertations. 1840.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1840