Date of Award

Summer 6-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Sema Kazazi

Language

Albanian

Abstract

Etika e biznesit është përgjithësisht një disiplinë normative, kur standardet morale fillimisht përkrahen dhe më pas zbatohen. Ajo bën vlerësime specifike për atë çka është e drejtë apo e gabuar, duke pretenduar më tej edhe për atë çka duhet bërë dhe atë çka nuk duhet bërë. Dhe e gjithë kjo lidhet dhe me përgjegjësit që ka një biznes ndaj etikes sepse kompania, e cila ka përgjegjësi sociale, ndërton besueshmërinë e saj, pasuron imazhin e kompanisë, e bën brendin/markën e saj më të fuqishme, kontribuon në përfitimin e ndjeshëm afatgjatë. Tema e marrë në studim është një çështje shumë e rëndësishme për të kuptuar rolin dhe rëndësinë e etikës dhe përgjegjësitë sociale. Kjo është një çështje shumë delikate pasi sa do që një shoqëri të jetë në nivelin më të lart të ndërgjegjësimit përsëri është shumë e rëndësishme që strukturat dhe puna të jetë në atë të drejtë. Metodat e mbledhjes së të dhënave do të bëhet përmes pyetësorit dhe intervistës. Ku do të anketohen gjithsej 100 punëtorë të sektorëve të ndryshëm. Gjithashtu si raste studimi do të analizojmë bankën e ProCredit dhe kompaninë Nike, duke u bazuar në problemet që kanë pasur me etikën dhe përgjegjësitë sociale. Në fund të punimit janë konkluzionet të cilat janë arritur si pasojë e analizës së fakteve dhe diskutimeve të ndryshme të etikës dhe përgjegjësitë sociale, dhe ndikimet në biznese.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1062

Included in

Business Commons

Share

COinS