Date of Award
Winter 12-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Zhilbert Tafa
Language
Albanian
Abstract
Aplikacionet rrjetëzuese janë bërë pjesë e rëndësishme e përdorimit personal dhe biznesor duke mundësar shkëmbim dhe menaxhim të informacioneve nga të gjitha vendet ku ndodhemi, ndërsa rëndësia e testimit të aplikacioneve është pikë kyçe në ofrimin e eksperiencës së shfrytëzuesit dhe performancës së saj. Qëllimi i këtij studimi është përdorimi i Rrjetit të Virtualizuar në krijimin e mjedisit testues, për emulimin e trafikut në të cilin aplikacionet pranojnë të dhënat. Punimi ka dy qëllime, që të shërbejë si udhërrefyes për virtualizimin e rrjetit dhe për te testuar performancat e rrjetit në kushte të ndryshme. Në këtë drejtim janë formuluar tre mjedise-skenare testuese ku testohet: a) çështja e redundancës me anë të teknologjive të ndryshme në procesin e replikimit të serverave, b) performancat e kalimit nga WiFi në 3G gjatë klijent-server komunikimit, dhe c) karakteristikat rrjetëzuese për aplikacionet multimediale në kohë reale, konkretisht në online gaming. Nga skenaret e lartëpërmendura nxirren dhe vizualizohen rezultatet të cilat mund të shërbejnë si orjentues në projektimin më të mirë të rrjeteve për aplikacionet e duhura.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.1582
Recommended Citation
Berisha, Redon, "VLERËSIMI I KARAKTERISTIKAVE TË RRJETIT NË TESTIMIN E APLIKACIONEVE PËRMES RRJETIT TË VIRTUALIZUAR" (2017). Theses and Dissertations. 1327.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1327