Date of Award

Summer 7-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Edmond Hajrizi

Language

Albanian

Abstract

Struktura e ekonomisë së Kosovës e shikuar nga aspekti i pjesëmarrjes së sektorëve të ndryshëm dhe numri i ndërmarrjeve të regjistruara në krijimin e produktit shoqëror në të ardhurat kombëtare ka përjetuar ndryshime të konsiderueshme. Rëndësi të veçantë për strukturën ekonomike ka ndryshimi i marrëdhënieve në prodhim ose i marrëdhënieve pronësore të mjeteve të prodhimit. Ato praktikisht ngacmojnë ndryshimet cilësore në sistemin ekonomik. Me gjithë faktin se në ekonominë e Kosovës ekziston një strukturë ekonomike e papërshtatshme, ku mbizotëron pjesëmarrja e lartë e degëve energjetike dhe e lëndëve të para, të cilat nuk mund të paraqesin një faktor potencial për zhvillimin e ardhshëm, por mund të krijojnë kushte për zhvillimin e industrisë përpunuese. Gjatë viteve të fundit i është kushtuar vëmendje e madhe politike çështjes së punësimit të të rinjve në Kosovë, meqë sfidat dhe vështirësitë e tyre për të hyrë në treg të punës shtohen edhe më shumë nga numri i të rinjve që punojnë në punë të rrezikshme, shpesh në ekonominë joformale. Në strukturën e investimeve ekonomike në Kosovë, pjesëmarrje më të lartë paraqesin degët kapitale investuese me afat më të gjatë të aktivizimit të tyre dhe të tejkalimeve të mëdha të investimeve, si dhe me koeficient mjaft të papërshtatshëm të kapitalit. Nga moria e problemeve të faktoëve ekonomikë, së bashku me udhëheqësin shkencor Dr._______________, menduam të bëjmë një analizë të temës: “Faktorët që ndikojnë në zhvillimin ekonomik”. Pas një shestimi të plotë të punimit në trajtën përfundimtare ai u struktura si më poshtë:  Abstrakt, Mirënjohje, Hyrje, Metodologjia.  Teoritë ekonomike (Teoritë ekonomike bashkëkohore; Veçoritë strukturale të ekonomisë së Kosovës; Periudhat e zhvillimit të deritanishëm);  Sfondi ekonomik dhe motivimi (Qëndrueshmëria ekonomike, Faktorët kufizues, Roli i shtetit, Rëndësia e eksportit);  Kushtet dhe faktorët (Kapitali njerëzor, Niveli arësimor, Pasuritë natyrore, Investimet).  Në fund punimi është pajisur edhe me përfundime, ku kemi nxjerrë konkluzione për dukuritë, problemet që studiuam.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1071

Included in

Business Commons

Share

COinS