Date of Award

Fall 9-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Tema fillon me një këndvështrim të përgjithshëm ndaj ekonomisë në botën islame më shum të asaj financiare dhe thellohet më shumë në sistemin bankar. Në dekadat e fundit me paraqitjen e bankave Islame në skenë dhe ajo që është duke ndodhur edhe tani me zhvillimin e shumtë të produkteve bankare, është për t’iu përgjigjur nevojave të kohës së sotme dhe për të siguruar alternativë financimi për shoqërinë myslimane. Gjatë disa dekadave të fundit, myslimanët janë munduar ta ristrukturojnë jetën e tyre në bazë të parimeve Islame. Ata janë thellë të bindur se dominimi politik dhe ekonomik i Perëndimit, përgjatë shekujve të kaluar, i ka privuar nga udhëzimi hyjnor, sidomos në fushën socioekonomike. Prandaj, pas fitimit të lirisë politike, masa e gjerë e shoqërisë paraqet ringjalljen e identitetit Islam dhe për organizimin e jetës së tyre kolektive në përputhshmëri me mësimet Islame. Në fushën e ekonomisë, për myslimanët e këtillë sfida më e madhe ka qenë reformimi i institucioneve financiare për t’i harmonizuar me urdhrat e Sheriatit. Në një mjedis ku i gjithë sistemi financiar ka qenë mbështetur në kamatë. Dallimi i bankimit Islam ndaj atij konvencional. E strukturuar të veproj ndryshe nga bankat konvencionale, ajo ushtron aktivitetin e saj në cilesinë e punëtorit, i cili paguhet për punën e tij e cila në këtë rast është shërbim i klientit, pra është një ndërmjetës në mes të investitorëve (pronarëve të kapitalit), dhe investitorëve (njohës të punës) sipas sheriatit islam. Pra, dallimi esencial mes bankës islame dhe asaj konvencionale është fryma filozofike dhe ideologjike. Qëllimi kryesor ka qenë, sa kjo frymë e re mund të përshtatet me ligjet tona në Kosovë dhe se a do të ishte e duhur të ndryshonte mënyra e marrjes së kredis në mënyre që të kemi më shumë investime.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1059

Included in

Business Commons

Share

COinS