Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Safet Zejnullahu
Language
Albanian
Abstract
Zhvillimi i teknologjisë dhe i internetit kanë ndryshuar rrënjësisht formën e komunikimit dhe informimit kudo në botë. Zhvillimi i tyre sot ka sjellë shumë përparësi në gazetari, duke konsideruar kështu shpejtësinë e informimit, qasjen kurdo, kudo dhe në çfarëdo informacione. Lajmi sot arrin te lexuesi në kohë reale. Pra, sot gazetaria online ka shumë karakteristika të reja në sajë të këtij zhvillimi. Megjithatë, përveç ndikimit pozitiv, sigurisht se ky zhvillim i hovshëm ka edhe anët negative që po ndikojnë dhe rrezikojnë zhvillimin e mirëfilltë të gazetarisë profesionale, kjo sepse lufta e portaleve për klikime dhe shpejtësi të publikimit të lajmit po rrezikon besueshmërinë e informacioneve dhe verifikimin e tyre. Ky punim ka për qëllim të sjellë një analizë të kompletuar të mediave online në Kosovë. Këtu përfshihen karakteristikat që ka sjellë interneti në zhvillimin e gazetarisë digjitale, përparësitë dhe dukuritë negative. Analiza e këtij punimi do të përfshijë intensitetin e publikimit të lajmeve brenda një dite të disa portaleve kosovare të cilat janë përdorur si përfaqësuese të mediave online në këtë punim. Do të analizohen organizimi dhe përmbajtja e portaleve kosovare, transmetimet live, marketingu, si zhvillohet sot gazetaria qytetare në kohën e internetit dhe teknologjisë, ndikimi dhe përparësitë e rrjeteve sociale në zhvillimin e gazetarisë, madje do të jepen edhe shembuj se si punën e gazetarit sot po e sfidon shumë komunikimi direkt në rrjetet sociale mes burimeve të lajmeve dhe marrësve. Në mes tjerash, kjo analizë gjithashtu do të përfshijë gabimet gramatikore dhe drejtshkrimore në portalet kosovare dhe mashtrimet e titujve, pra shkelja e etikës. Disa raste të tilla do të ilustrohen edhe me shembuj konkret të nxjerra nga portalet kosovare.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.120
Recommended Citation
Hoxha, Bleronë, "MEDIA NË KOSOVË NË KOHËN E INTERNETIT" (2019). Theses and Dissertations. 129.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/129