Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Menxhiqi

Language

Albanian

Abstract

Industria softuerike është duke u bërë më kërkuese në kohën zhvilluese. Shpesh, prodhimi i softuerit ka të bëjë me kërkesa që vazhdimisht ndryshojnë dhe me cikle zhvillimi që maten me javë ose muaj. Për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave dhe që ende të prodhohet softuer i kualitetit të lartë, ndër vite, praktikuesit e softuerit kanë zhvilluar një numër strategjisë. Një nga to është edhe Test Driven Development (TDD). Kjo është një praktikë për zhvillim e orientuar në objekte që për qëllim ka të ndihmoj në prodhimin e softuerit kualitativ për një kohë të shkurtë. TDD është popullarizuar nëpërmjet programimit ekstrem. Praktikuesit e TDD pohojnë se për softuer të vogël dhe mesatar, teknika na ndihmon drejt një zhvillimi të shpejtë dhe me kualitet më të lartë të kodit. Si rast studimi kemi një ekip të IBM të cilët kanë zhvilluar një produkt duke shkruar teste në mënyrë rritëse para ose gjatë shkrimit të kodit dhe gjatë procesit kanë zhvilluar një suitë me teste automatike. Ata arritën të përmirësojnë kualitetin në krahasim me projektet jo të orientuara në teste dhe si rezultat densiteti i gabimeve ishte shumë më i ulët se standardi i industrisë. Si rezultat të dhënat e këtij studimi tregojnë se praktika TDD dërgon drejt prodhimit të një produkti kualitativ.

Gjuha programuese me të cilën do t’a zhvilloj këtë temë është Ruby on Rails.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1694

Share

COinS