Date of Award
Fall 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Armend Muja
Language
Albanian
Abstract
Ekziston një debat i gjerë në mesin e studiuesve të ekonomisë mbi faktorët qe stimulojnë konkurrueshmërinë. Ekonomistët janë të ndarë në pikëpamje kryesisht që favorizojnë rolin e resurseve natyrore , rolin e kapitalit njerëzor, investimeve, gjeografisë apo edhe institucioneve. Qëllimi i këtij punimi është që të tentojmë të shpjegojmë rolin e kapitalit dhe shkollimit në konkurrueshmëri ekonomike. Punimi mbështetet në metoda cilësore dhe sasiore dhe adopton qasjen e Forumit Ekonomik Botëror mbi Indeksin e Konkurrueshmërisë Globale. Punimi demonstron një ndërlidhje të fortë ndërmjet indeksit të konkurrueshmërisë dhe standardit të jetesës. Arsimi është parakusht themelor për rritje ekonomike dhe përmirësim të standardit të jetesës në ekonominë bashkëkohore. Përpjekja e Kosovës në arritjen e këtyre qëllimeve domosdoshmërisht varet nga shkalla e produktivitetit të fuqisë punëtore. Cilësia, shkalla e përfshirjes dhe numri i viteve të shkollimit, jo vetëm që kanë ndikim të pashmangshëm në përmirësimin e kapitalit njerëzor dhe krijimit të parakushteve për zhvillim social dhe ekonomik, mirëpo paraqet edhe input esencial për të përmirësuar shanset e punësimit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1823
Recommended Citation
Hoxha, Allmedina, "NDIKIMI I ARSIMIT NË KONKURRUESHMERINË EKONOMIKE-RASTI I KOSOVËS" (2019). Theses and Dissertations. 1723.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1723