Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Sadije Kelmendi
Language
Albanian
Abstract
Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire të mirëfilltë turistike në Liqenin e Batllavës, duke synuar shtimin e vlerave të kësaj zone. Meqë ndërtime të tilla mungojnë në këtë hapësirë me potencial të madh, trajtimi i kësaj teme ka qenë sa sfidues aq edhe interesant, por mbi të gjitha shumë i nevojshëm. Në kuadër të projektit përfshihen gjithsej 8 villa për pushim (4 tipologji të ndryshme), ndërtesa kryesore me asetet e nevojshme për të siguruar pushim dhe rekreim si dhe një platformë mbi-ujore e cila mundëson që bukuritë e liqenit të përjetohen direkt nga “zemra” e tij. Projekti është dizajnuar në atë mënyrë që të ketë sa më pak ndërhyrje në natyrë, për të evituar dëmtimin e saj apo humbjet e mundshme natyrore(florën dhe) si dhe shumë ekologjik, me materiale natyrore dhe shtim të paneleve solare, për të reduktuar përdorimin e energjisë elektrike dhe për të mundësuar “pavarësimin” e rezortit nga çfardo lloj burimi jo natyror të energjisë. Gjithashtu, resorti është projektuar jashtë zonave të mbrojtura të liqenit të Batllavës, duke ndikuar kështu edhe më shumë në mbrojtje të natyrës. Ky dizajn do t’u shërbej njerëzve duke u siguruar atyre pushim dhe rekreim në një hapësirë sa të bukur aq edhe të shëndetshme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.753
Recommended Citation
Hoti, Edita, "PLANIFIKIMI DHE PROJEKTIMI I RESORTIT TURISTIK NË LIQENIN E BATLLAVËS" (2019). Theses and Dissertations. 782.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/782