Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Namik Durmishi
Language
Albanian
Abstract
Uji përfaqëson përbërësin më të rëndësishëm gjatë prodhimit të pijeve joalkoolike. Në pijet joalkoolike, uji merr pjesë prej 86-94%, në prodhimin final. Uji i destinuar për prodhimin e pijeve joalkoolike krahas karakteristikave cilësore duhet të plotësojë edhe sigurinë bakteriologjike. Për këtë, qëllimi kryesorë i hulumtimit është analizimi i disa parametrave cilësor dhe të sigurisë bakteriologjike të uji i patrajtuar dhe i atij të trajtuar dhe rezultat e fituara do të tregojnë i njëjti sa i përmbush kriteret për ujin që destinohet për prodhimin e pijeve joalkoolike bazuar në kërkesat për recepturë. Mostrat e ujit janë marrë në impiantin e ujit para trajtimit, para dhe pas klorinimit, para dhe pas ozonimit, ku janë analizuar këto parametra fizikë dhe kimikë: shkalla pH, përçueshmeria elektrike, alkaliniteti, fortësia e ujit, klori total, si dhe janë analizuar edhe disa parametra bakteriologjik, si: bakteret totale dhe koliformet. Mostrat janë analizuar në laboratorët e akredituar dhe ato intern të fabrikës. Rezultatet e fituara të analizave fizike, kimike dhe bakteriologjike krahasohen me standardet e ujërave të destinuar si lënd e parë ndihmëse në procesin e prodhimit të pijeve joalkoolike.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.16
Recommended Citation
Hoti, Ardit, "Krahasimi i disa parametrave cilësor dhe të sigurisë (mikrobiologjike) te uji si lënd e parë për prodhimin e pijeve jo-alkoolike" (2019). Theses and Dissertations. 14.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/14