Date of Award

Winter 2-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim kam paraqitur zhvillimin e procesit të tregtisë ndërkombëtare dhe globalizimit, në trendin ndërkombëtar të fjales si edhe ndikimet e globalizimit në ekonominë ndërkombëtare. Eshtë e ditur se globalizimi ka aspektet e veta pozitive dhe negative, porse gjithësesi sjell ndërrime esenciale në ekonomi. Bota e zhvilluar është bartëse e procesit të globalizimit dhe pikërisht ata kanë shfrytëzuar më së miri rrethanat aktuale ekonomike botërore. Me zhvillimin e teknologjisë informative dhe komunikative bota është bërë një e tërë në kuptimin e ekonomisë, ndërkaq lidhja mes këtyre dysubjekteve në pjesë të ndryshme të globit, zakonisht arrihet apo realizohet në periudhen prej më së gjati, disa minutave! Realizimi apo krijimi i integrimit ekonomiko-politik është pasojë e drejtëpërdrejtë e procesit të globalizimit.

Tregtia ndërkombëtare paraqet shkëmbim të mallrave dhe shërbimeve të cilat me atë rast tejkalojnë kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht, apo territorët ndërkombëtarisht të pranuara. Në shumë vende ajo paraqet nivel esencial të arritjes së një pjesë të GDP-së.Edhë pse tregtia ndërkombëtare zhvillohet përgjatë një periode të gjatë të zhvillimit të historisënjerëzore, ajo përgjate disa shekujve të fundit është avancuar në kuptimin ekonomik, shoqëror dhe politik të fjalës. Industrializimi ka permiresuar komunikimin dhe transportin, ku rol krucial kanë korporatat ndërkombëtare apo multinacionale. Rritja e vëllimit të tregtisë ndërkombëtare është themel i procesit të globalizimit.

Tregtia ndërkombëtare gjithashtu është edhe dege e ekonomisë dhe bashkërisht me financat ndërkombëtare krijon një diciplinë të gjerë të njohur si, marëdhenia ndërkombëtare ekonomike.

Tregtia ndërkombetare ështe paraqitur në të kaluarën e largët dhe ka përfituar impuls shtesë nëlidhje me krijimin e tregut botëror. Kjo është forma kryesore e marëdhënieve tregtare dhe ekonomike botërore apo ndërkombëtare. Mu nëpermjet tregtisë ndërkombëtare, realizohet edhe ndarja ndërkombëtare e punës. Tregjet e vendeve të huaja, mundesojnë që nëpermjet eksportit të krijohen të ardhura shtesë, dhe nëpermjet të importit të realizohet plotësimi i kneqshem i kërkesave të ekonomisë nacionale, apo kombëtare.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1058

Included in

Business Commons

Share

COinS